-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|1 Tesalonicenses 1:1|
Ne përherë e falënderojmë Perëndinë për ju të gjithë, duke ju kujtuar në lutjet tona,
-
2
|1 Tesalonicenses 1:2|
duke kujtuar vazhdimisht veprën tuaj të besimit, mundimin e dashurisë suaj dhe qëndrueshmërinë e shpresës në Zotin tonë Jezu Krisht përpara Perëndisë, Atit tonë,
-
3
|1 Tesalonicenses 1:3|
duke ditur, vëllezër të dashur prej Perëndisë, të zgjedhurit tuaj,
-
4
|1 Tesalonicenses 1:4|
sepse ungjilli ynë nuk erdhi deri te ju vetëm me fjalë, por edhe me fuqi dhe me Frymë të Shenjtë, dhe me shumë bindje; ju e dini se si jemi sjellë në mes tuaj për hirin tuaj.
-
5
|1 Tesalonicenses 1:5|
Dhe ju u bëtë imituesit tanë dhe të Zotit, duke e pranuar fjalën në mes të një pikëllimi të madh, me gëzimin e Frymës së Shenjtë,
-
6
|1 Tesalonicenses 1:6|
për t´u bërë kështu shëmbull për të gjithë besimtarët e Maqedonisë dhe të Akaisë.
-
7
|1 Tesalonicenses 1:7|
Në fakt prej jush jehoi fjala e Perëndisë jo vetëm në Maqedoni dhe në Akai, por edhe në çdo vend u përhap besimi juaj tek Perëndia, sa që ne s´kemi nevojë të themi ndonjë gjë,
-
8
|1 Tesalonicenses 1:8|
sepse vetë ata tregojnë për ne, si qe ardhja jonë ndër ju si u kthyet nga idhujt te Perëndia, për t´i shërbyer Perëndisë së gjallë e të vërtetë,
-
9
|1 Tesalonicenses 1:9|
dhe për të pritur prej qiejve Birin e tij, të cilin ai e ngjalli prej së vdekurish, Jezusin, që na çliron nga zemërim që po vjen.
-
10
|1 Tesalonicenses 1:10|
Sepse ju vetë, vëllezër, e dini se ardhja jonë ndër ju nuk qe e kotë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 1-4