-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|1 Tesalonicenses 4:1|
Sepse ju e dini se ç´urdhërime ju lamë nga ana e Zotit Jezus.
-
2
|1 Tesalonicenses 4:2|
Sepse ky është vullneti i Perëndisë: shenjtërimi juaj; të hiqni dorë nga kurvëria;
-
3
|1 Tesalonicenses 4:3|
që secili prej jush të dijë ta mbajë enën e vet në shenjtëri dhe me nder,
-
4
|1 Tesalonicenses 4:4|
jo me pasione epshi, si johebre që nuk e njohin Perëndinë,
-
5
|1 Tesalonicenses 4:5|
dhe që askush të mos mashtrojë ose t´ia hedhë në punë vëllait të vet, sepse Perëndia është hakmarrësi për të gjitha këto gjëra, sikurse edhe ju thamë më parë dhe e dëshmuam.
-
6
|1 Tesalonicenses 4:6|
Sepse Perëndia nuk na thirri në ndyrësi, por në shenjtërim.
-
7
|1 Tesalonicenses 4:7|
Prandaj ai që i përbuz këto gjëra, nuk përbuz një njeri, por Perëndinë që ju dha edhe Frymën e tij të Shenjtë.
-
8
|1 Tesalonicenses 4:8|
Sa për dashurinë vëllazërore, nuk keni nevojë që t´ju shkruaj, sepse ju vetë jeni të mësuar nga Perëndia që të doni njeri tjetrin.
-
9
|1 Tesalonicenses 4:9|
Sepse ju e bëni këtë ndaj gjithë vëllezërve që janë në gjithë Maqedoninë; por ne ju bëjmë thirrje, vëllezër, që në këtë të shtohemi edhe më shumë.
-
10
|1 Tesalonicenses 4:10|
dhe të përpiqeni me kujdes të jetoni në paqe, të merreni me gjërat tuaja dhe të punoni me duart tuaja, ashtu si ju kemi urdhëruar,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Levítico 17-19