-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|2 Corintios 10:1|
Personalisht unë, Pali, po ju këshi-lloj me anë të zemërbutësisë dhe të mirësisë së Krishtit; unë, që kur ndodhem vetë midis jush jam i përunjur, ndërsa kur jam larg jush tregohem i guximshëm ndaj jush.
-
2
|2 Corintios 10:2|
Ju lutem, që, kur të vij te ju, të mos jem i detyruar të veproj me guxim me atë siguri, me të cilin mendoj të guxoj kundër disave, që na konsiderojnë sikur ecim sipas mishit.
-
3
|2 Corintios 10:3|
Sepse, edhe pse ecim në mish, nuk luftojmë sipas mishit,
-
4
|2 Corintios 10:4|
sepse armët e luftës sonë nuk janë prej mishi, por të fuqishme në Perëndinë për të shkatërruar fortesat,
-
5
|2 Corintios 10:5|
që të hedhim poshtë mendimet dhe çdo lartësi që ngrihet kundër njohjes së Perëndisë dhe t´ia nënshtrojmë çdo mendim dëgjesës së Krishtit,
-
6
|2 Corintios 10:6|
dhe jemi gati të ndëshkojmë çdo mosbindje, kur të bëhet e përkryer bindja juaj.
-
7
|2 Corintios 10:7|
A i shihni gjërat sipas pamjes së jashtme? Në qoftë se dikush është i bindur në veten e tij se është i Krishtit, le ta mendojë këtë përsëri nga vetja e tij: sikurse ai është i Krishtit, ashtu edhe ne jemi të Krishtit.
-
8
|2 Corintios 10:8|
Edhe, nëse unë do ta mburrja veten më tepër për autoritetin tonë, që Zoti na dha për ndërtimin tuaj dhe jo për shkatërrimin tuaj, nuk do të turpërohesha.
-
9
|2 Corintios 10:9|
Nuk dua të dukem se po kërkoj t´ju tremb me letrat e mia.
-
10
|2 Corintios 10:10|
Sepse dikush thotë: "Letrat e tij janë të ashpra dhe të fuqishme, kurse paraqitja e tij trupore është e dobët, dhe fjala e tij ka pak peshë'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7