-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|2 Corintios 12:1|
Sigurisht nuk kam dobi nga të mburrurit; prandaj do t´ia filloj me vegimet dhe zbulesat e Zotit.
-
2
|2 Corintios 12:2|
Unë njoh një njeri në Krishtin, i cili, para katërmbëdhjetë vjetësh (a ishte në trup, a ishte jashtë trupit, nuk e di; Perëndia e di), u rrëmbye gjer në të tretin qiell.
-
3
|2 Corintios 12:3|
Dhe e di se ai njeri (a me trupin ose pa trupin, nuk e di, Perëndia e di),
-
4
|2 Corintios 12:4|
u rrëmbye në parajsë dhe dëgjoi fjalë të patregueshme, që nuk është e lejuar të thuhen nga njeri.
-
5
|2 Corintios 12:5|
Për atë njeri unë do të krenohem, por nuk do të krenohem për veten time, veç se për dobësitë e mia.
-
6
|2 Corintios 12:6|
Edhe sikur të doja të krenohesha, nuk do të isha i marrë, sepse do të flisja të vërtetën; por nuk e bëj këtë, se mos ndonjë më çmon më tepër nga ajo që më sheh, a më tepër nga ajo që dëgjon nga unë.
-
7
|2 Corintios 12:7|
Dhe, që të mos më rritet mendja për shkak të jashtëzakonshmërisë së zbulesave, m´u dha një gjëmb në mish, një engjëll i Satanit, për të më rënë me grushta, që të mos mbahem me të madh.
-
8
|2 Corintios 12:8|
Lidhur me këtë iu luta tri herë Zotit që ta largonte nga unë.
-
9
|2 Corintios 12:9|
Por ai më tha: "Hiri im të mjafton, sepse fuqia ime përsoset në dobësi'. Prandaj me kënaqësi të madhe do të krenohem më tepër për dobësitë e mia, që fuqia e Krishtit të rrijë tek unë.
-
10
|2 Corintios 12:10|
Prandaj unë kënaqem në dobësi, në fyerje, në nevoja, në përndjekje, në ngushtica për shkak të Krishtit, sepse, kur jam i dobët, atëherë jam i fortë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7