-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|2 Corintios 11:1|
Oh, sa do të dëshiroja që ju të duronit pak marrëzi me mua! Po në fakt, ju më duroni.
-
2
|2 Corintios 11:2|
Jam xheloz për ju me xhelozinë e Perëndisë, sepse ju fejova me një burrë, që t´ju nxjerr para Krishtit si virgjëreshë të dlirë.
-
3
|2 Corintios 11:3|
Por druaj se, ashtu si gjarpëri e gënjeu Evën me dinakërinë e tij, kështu edhe mendja juaj të mos prishet duke u shmangur nga thjeshtësia ndaj Krishtit.
-
4
|2 Corintios 11:4|
Sepse, po të vinte dikush dhe t´ju predikonte një Jezus tjetër, që ne nuk e kemi predikuar, ose, po të merrnit një frymë tjetër që nuk e keni marrë, ose një ungjill tjetër që nuk e keni pranuar, do ta duronit fort mirë.
-
5
|2 Corintios 11:5|
Unë mendoj se nuk kam qenë aspak më poshtë nga apostujt më të shquar.
-
6
|2 Corintios 11:6|
Dhe, megjithëse jam i thjeshtë në të folur, nuk jam i tillë në dituri; madje me të gjitha mënyrat dhe në të gjitha gjërat jua kemi treguar.
-
7
|2 Corintios 11:7|
Mos vallë bëra mëkat duke e ulur veten time që të lartoheni ju, sepse ju kam predikuar falas ungjillin e Perëndisë?
-
8
|2 Corintios 11:8|
Unë shfyrtësova kishat e tjera, duke marrë një rrogë që t´ju shërbej juve.
-
9
|2 Corintios 11:9|
Dhe, kur isha midis jush dhe isha nevojtar, nuk iu bëra barrë askujt; sepse nevojat e mia i plotësuan vëllezërit që erdhën nga Maqedonia; dhe në çdo gjë u ruajta që të mos ju bëhem barrë ju, edhe për të ardhmen do të ruhem.
-
10
|2 Corintios 11:10|
Duke qenë se e vërteta e Krishtit është në mua, kjo mburrje, përsa më përket mua, nuk do të më ndalohet në vendet e Akaisë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16