-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|2 Corintios 2:1|
Por unë kisha vendosur në veten time të mos vij përsëri te ju me hidhërim.
-
2
|2 Corintios 2:2|
Sepse, në qoftë se unë ju hidhëroj, kush do të më gëzojë mua, në mos ai vetë që u hidhërua prej meje?
-
3
|2 Corintios 2:3|
Dhe ju shkrova në këtë mënyrë që, kur të vij, të mos kem trishtim nga ata që duhet të më gëzonin, duke pasur besim në ju të gjithë, se gëzimi im është i të gjithë juve.
-
4
|2 Corintios 2:4|
Ju shkrova, në fakt, me shumë lot dhe me pikëllim të madh dhe ankth në zemër, jo që të hidhëroheni, por që të njihni dashurinë shumë të madhe që kam për ju.
-
5
|2 Corintios 2:5|
Edhe në qoftë se dikush ka shkaktuar trishtim, s´më ka hidhëruar vetëm mua, por deri diku, pa e tepruar, ju të gjithë.
-
6
|2 Corintios 2:6|
Mjaft është për atë njeri ndëshkimi që iu bë nga shumica,
-
7
|2 Corintios 2:7|
por tani, përkundrazi, ju duhet më tepër ta falni atë dhe ta ngushlloni, që ai njeri të mos gëlltitet nga trishtimi i tepërt.
-
8
|2 Corintios 2:8|
Prandaj ju lutem t´i shfaqni dashuri,
-
9
|2 Corintios 2:9|
sepse ju shkrova edhe për këtë, që të njoh provën tuaj, nëse jeni të dëgjueshëm në çdo gjë.
-
10
|2 Corintios 2:10|
Por atij që ju do t´i falni diçka, e fal edhe unë, sepse edhe unë, nëse kam falur gjë, kujtdo që t´ia kem falur, e bëra për ju përpara Krishtit,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16