-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|2 Corintios 4:11|
Ne që jetojmë, jemi vazhdimisht të dorëzuar në vdekje për Jezusin, që edhe jeta e Jezusit të shfaqet në mishin tonë të vdekshëm.
-
12
|2 Corintios 4:12|
Dhe kështu tek ne vepron vdekja, ndërsa në ju jeta.
-
13
|2 Corintios 4:13|
Por, duke pasur të njëjtën frymë besimi, sikurse është shkruar: "Unë besova, prandaj fola', edhe ne besojmë, prandaj edhe flasim,
-
14
|2 Corintios 4:14|
duke ditur se ai që ringjalli Zotin Jezus, do të na ringjallë edhe ne nëpërmjet Jezusit dhe do të na paraqesë bashkë me ju.
-
15
|2 Corintios 4:15|
Sepse të gjitha këto gjëra janë për ju, që hiri, duke arritur me anë të shumë personave, të prodhojë falenderim me tepri për lavdi të Zotit.
-
16
|2 Corintios 4:16|
Prandaj nuk na lëshon zemra; por, edhe pse njeriu ynë i jashtëm shkon në shkatërrim, ai i brendshëm përtërihet nga dita në ditë.
-
17
|2 Corintios 4:17|
Sepse trishtimi ynë i lehtë që është vetëm për një moment, prodhon për ne, një peshë të pamasë e të pashoqe të amshueshme lavdie;
-
18
|2 Corintios 4:18|
ndërsa ne nuk i drejtojmë sytë ndaj gjërave që duken, por ndaj gjërave që nuk shihen, sepse gjërat që duken janë për një kohë, kurse ato që nuk shihen janë të përjetshme.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16