-
-
Bibla Shqiptare
-
-
5
|Amós 6:5|
Këndojnë me tingullin e harpës dhe ashtu si Davidi shpikin për vete vegla muzikore;
-
6
|Amós 6:6|
pinë verë në kupa të gjëra dhe lyhen me vajrat më të mira, por nuk trishtohen për shkatërrimin e Jozefit.
-
7
|Amós 6:7|
Prandaj do të shkojnë në robëri në krye të të internuarve dhe ata që shtrihen mbi divanet në banketet do të hiqen.
-
8
|Amós 6:8|
Zoti, Zoti, është betuar për veten e tij, thotë Zoti, Perëndia i ushtrive: "Unë nuk e shoh dot me sy madhështinë e Jakobit dhe i urrej pallatet e tij; prandaj do t´ia jap armikut në dorë qytetin me tërë ato që përmban".
-
9
|Amós 6:9|
Dhe do të ndodhë që, po të lënë dhjetë burra në një shtëpi, do të vdesin edhe ata.
-
10
|Amós 6:10|
Kur një i afërt do të vijë me atë që djeg kufomat për t´i marrë trupat dhe për t´i nxjerrë jashtë shtëpisë, do t´i thotë atij që ndodhet brenda në shtëpi: "A ka të tjerë me ty?". Tjetri do të përgjigjet: "Jo". Dhe i pari do të thotë: "Hesht, sepse nuk duhet të përmendet emri i Zotit".
-
11
|Amós 6:11|
Sepse ja, Zoti urdhëron dhe e katandis shtëpinë e madhe në bajgë dhe të voglën në copëza.
-
12
|Amós 6:12|
Vallë, a rendin kuajt mbi shkëmbinjtë ose a lërohen ata me qe? Por ju e ktheni të drejtën në helm dhe frytin e drejtësisë në hidhërim,
-
13
|Amós 6:13|
ju, që gëzoheni për Lo-debarin, ju që thoni: "A nuk e kemi marrë për vete Karnaimin me forcën tonë?".
-
14
|Amós 6:14|
"Sepse ja, o shtëpia e Izraelit", thotë Zoti, Perëndia i ushtrive, "unë do të ngre kundër jush një komb, që do t´ju shtypë nga hyrja e Hamathit deri të përroi i Arabahut".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Reyes 11-12