- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									22
									 
									 
									|Amós 5:22|
									Edhe sikur të më ofroni olokaustet tuaja dhe blatimet tuaja ushqimore, unë nuk do t´i pëlqej as do të shikoj me favor flijimet e falendërimit të kafshëve të majme.									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|Amós 5:23|
									Largo nga unë zhurmën e këngëve të tua, sepse nuk dua të dëgjoj muzikën e harpave të tua.									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|Amós 5:24|
									Por le të rrjedhë e drejta si uji dhe drejtësia si një burim i përhershëm uji.									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|Amós 5:25|
									O shtëpi e Izraelit, më keni ofruar vallë flijime dhe blatime ushqimore në shkretëtrë për dyzet vjet me radhë?									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|Amós 5:26|
									Ju keni mbartur gjithashtu Sikuthin, mbretin tuaj, dhe Kiunin, figurat tuaja, yllin e perëndive tuaja, që i keni bërë vetë.									
									    
								 
- 
									
									27
									 
									 
									|Amós 5:27|
									Prandaj unë do të bëj që të shkoni në robëri matanë Damaskut", thotë Zoti, emri i të cilit është Perëndia i ushtrive.									
									    
								 
- 
									
									1
									 
									 
									|Amós 6:1|
									Mjerë ata që jetojnë në bollëk në Sion dhe që e ndjejnë veten të sigurt në malin e Samarias, njerëz të parisë të ballit të kombeve, ku po shkon shtëpia e Izraelit.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Amós 6:2|
									Kaloni në Kalneh dhe shikoni, që andej shkoni në Hamathin e madh, pastaj zbrisni në Gathin e Filistejve. A janë vallë ato më të mira nga këto mbretëri ose territori i tyre është më i madh nga ai juaji?									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Amós 6:3|
									Ju doni të largoni ditën e keqe, por e afroni selinë e dhunës.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Amós 6:4|
									Mjerë ata që rrinë shtrirë mbi shtretër prej fildishi, që shtrihen mbi divanet e tyre dhe hanë qengjat e kopesë dhe viçat që merren nga stalla.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18