-
-
Bibla Shqiptare
-
-
2
|Amós 5:2|
Virgjëresha e Izraelit ra dhe nuk do të ngrihet më; ajo rri shtrirë në tokën e vet dhe askush nuk e ngre.
-
3
|Amós 5:3|
Sepse kështu thotë Zoti, Zoti: "Qyteti që dilte me njëmijë njerëz do të mbetet me njëqind, ndërsa ai që dilte me njëqind do të mbetet me dhjetë për shtëpinë e Izraelit".
-
4
|Amós 5:4|
Sepse kështu thotë Zoti shtëpisë së Izraelit: "Më kërkoni dhe do të rroni,
-
5
|Amós 5:5|
por mos kërkoni Bethelin, mos shkoni në Gilgal, mos vazhdoni deri në Beer-Sheba, sepse Gilgali do të shkojë me siguri në robëri dhe Betheli do të katandiset në asgjë.
-
6
|Amós 5:6|
Kërkoni Zotin dhe do të rroni, që të mos shpërthejë si zjarr në shtëpinë e Jozefit dhe ta gllabërojë pa qenë në gjendje ta shuajë askush në Bethel.
-
7
|Amós 5:7|
Ai braktis ata që e ndërrojnë ndershmërinë dhe drejtësinë në helm mbi tokë".
-
8
|Amós 5:8|
Ai ka bërë Plejadat dhe Orionin, e kthen hijen e vdekjes në agim dhe e bën ditën të errët si nata; thërret ujërat e detit dhe i derdh mbi faqen e dheut: emri i tij është Zoti.
-
9
|Amós 5:9|
Ata sjellin papritmas shkatërrimin mbi të fuqishmit, dhe kështu rrënimi u sulet fortesave.
-
10
|Amós 5:10|
Ata e urrejnë atë që i qorton te porta dhe kanë neveri për ata që flasin me ndershmëri.
-
11
|Amós 5:11|
Pastaj, duke qenë se keni shtypur të varfrin dhe kërkoni prej tij taksa në grurë, megjithëse keni ndërtuar shtëpi prej guri të palatuar, nuk do të banoni në to; keni mbjellë vreshta të mrekullueshme, por nuk do ta pini verën e tyre.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Jueces 4-5