-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Cantares 3:1|
Mbi shtratin tim gjatë natës kërkova atë që dashuron zemra ime, e kërkova, por nuk e gjeta.
-
2
|Cantares 3:2|
Tani do të ngrihem dhe do të shkoj rrotull nëpër qytet, nëpër rrugët dhe nëpër sheshet do të kërkoj atë që do zemra ime. E kërkova, por nuk e gjeta.
-
3
|Cantares 3:3|
Rojet që sillen nëpër qytet më takuan. I pyeta ata: "A e patë atë që do zemra ime?".
-
4
|Cantares 3:4|
Sapo i kalova, gjeta atë që do zemra ime. E shtrëngova fort dhe nuk kam ndërmend ta braktis deri sa ta çoj në shtëpinë e nënes sime dhe në dhomën e asaj që më ka ngjizur.
-
5
|Cantares 3:5|
Ju përgjërohem, o bija të Jeruzalemit, për gazelat dhe sutat e fushave, mos e ngacmoni dhe mos e zgjoni dashurin time deri sa kështu t´i pëlqejë.
-
6
|Cantares 3:6|
Kush është ajo që vjen nga shkretëtira, si kollona tymi, e parfumuar me mirrë dhe temjan dhe me lloj-lloj pluhurash aromatikë të tregëtarëve?
-
7
|Cantares 3:7|
Ja shtrati i Salomonit, rreth të cilit qëndrojnë gjashtëdhjetë njerëz guximtarë, trima të Izraelit.
-
8
|Cantares 3:8|
Të gjithë përdorin shpatën, janë të rrahur në çështjen e luftës; secili mban shpatën në ijë për tmerret e natës.
-
9
|Cantares 3:9|
Mbreti Salomon i ka bërë vetes një lektizë me dru Libani.
-
10
|Cantares 3:10|
I ka bërë kolonat e saj prej argjendi, shpinzën e saj prej ari, ndenjësen prej purpuri; pjesa e brendëshme e saj është qendisur me dashuri nga bijat e Jeruzalemit.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13