- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Cantares 4:1|
									Sa e bukur je, o mikja ime, sa e bukur je! Sytë e tu prapa velit tënd janë si ato të pëllumbeshave; flokët e tu janë si një kope dhish, që kullosin në malin Galaad.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Cantares 4:2|
									Dhëmbët e tua janë si një kope delesh të qethura, që kthehen nga vendi i larjes; të gjitha kanë binjakët e tyre dhe asnjë prej tyre nuk është shterpë.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Cantares 4:3|
									Buzët e tua janë si një fije e kuqe flakë, dhe goja jote është e këndshme; tëmthat e tu prapa velit tënd janë si një thelë shege.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Cantares 4:4|
									Qafa jote është si kulla e Davidit, e ndërtuar për një armëri; mbi të cilën janë varur një mijë mburoja, të gjitha mburojat të njerëzve trima.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Cantares 4:5|
									Të dy sisët e tua janë si dy kaproj të vegjël, binjake të gazelave, që kullosin midis zambakëve.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Cantares 4:6|
									Përpara se flladi i ditës të ndihet dhe hijet të ikin, do të shkoj në malin e mirrës dhe në kodrën e temjanit.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Cantares 4:7|
									Ti je e tëra e bukur, mikja ime, dhe nuk ka në ty asnjë të metë.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Cantares 4:8|
									Eja me mua nga Libani, o nusja ime, eja me mua nga Libani! Shiko nga maja e Amanas, nga maja e Senirit dhe e Hermonit, nga strofkat e luanëve dhe nga malet e leopardëve.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Cantares 4:9|
									Ti më ke rrëmbyer zemrën, o motra ime, nusja ime; ti më ke rrëmbyer zemrën me një shikim të vetëm të syve të tu, me një gushore të vetme të qafës sate.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Cantares 4:10|
									Sa e kënaqshme është dashuria jote, o motra ime, nusja ime! Sa më e mirë se vera është dashuria jote dhe aroma e vajrave të tua të parfumuara është më e këndshme se gjithë aromat!									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15