-
-
Bibla Shqiptare
-
-
4
|Cantares 2:4|
Më çoi në shtëpinë e banketit dhe flamuri i tij mbi mua është dashuria.
-
5
|Cantares 2:5|
Më mbani me pite rrushi, më përtërini me mollë, sepse unë vuaj nga dashuria.
-
6
|Cantares 2:6|
Dora e tij e majtë është poshtë kokës sime, dora e tij e djathtë më përqafon.
-
7
|Cantares 2:7|
Ju përgjërohem, o bija të Jeruzalemit, për gazelat dhe sutat fushave, mos e ngacmoni dhe mos e zgjoni dashurinë time, deri sa kështu t´i pëlqejë
-
8
|Cantares 2:8|
Ja zëri i të dashurit tim! Ja, ai vjen duke kërcyer mbi malet, duke u hedhur mbi kodrat.
-
9
|Cantares 2:9|
I dashuri im i përngjan një gazele apo një dreri të ri. Ja ku është prapa murit tonë, shikon nga dritaret, hedh vështrime nëpërmjet hekurave të tyre.
-
10
|Cantares 2:10|
I dashuri im më ka folur dhe më ka thënë: "Çohu, mikja ime, e bukura ime, dhe eja!
-
11
|Cantares 2:11|
Sepse, ja, dimri ka kaluar, shiu pushoi, iku.
-
12
|Cantares 2:12|
Lulet duken mbi tokë, koha e të kënduarit erdhi, dhe në vendin tonë dëgjohet zëri i turtulleshës.
-
13
|Cantares 2:13|
Fiku nxjerr fiqtë e tij të papjekur, vreshtat në lulëzim përhapin një aromë të këndshme. Çohu, mikja ime, e bukura ime, dhe eja.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13