- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Deuteronomio 10:11|
									Atëherë Zoti më tha: "Çohu, nis rrugën në krye të popullit, që ata të futen e të pushtojnë vendin që jam betuar t´u jap etërve të tyre".									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Deuteronomio 10:12|
									Dhe tani, o Izrael, çfarë kërkon nga ti Zoti, Perëndia yt? Të kesh frikë nga Zoti, Perëndia yt, të ecësh në tërë rrugët e tij, ta duash dhe t´i shërbesh Zotit, Perëndisë tënd, me gjithë zemër e me gjithë shpirt,									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Deuteronomio 10:13|
									dhe të respektosh për të mirën tënde të gjitha urdhërimet dhe statutet e Zotit që sot të urdhëroj.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Deuteronomio 10:14|
									Ja, Zotit, Perëndisë tënd, i përkasin qiejtë, qiejtë e qiejve, toka dhe gjithçka ajo përmban;									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Deuteronomio 10:15|
									por Zoti u fali dashurinë e tij vetëm etërve të tu dhe i deshi ata; dhe mbas tyre midis tërë popujve zgjodhi pasardhësit e tyre, domethënë ju, ashtu siç po ndodh sot.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Deuteronomio 10:16|
									Prandaj do të rrethpritni prepucin e zemrës suaj dhe nuk do ta fortësoni më qafën tuaj;									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Deuteronomio 10:17|
									sepse Zoti, Perëndia juaj, është Perëndia i perëndive, Zotëria i zotërive, Perëndia i madh, i fortë dhe i tmerrshëm që nuk është fare i anshëm dhe nuk pranon dhurata,									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Deuteronomio 10:18|
									që u siguron drejtësi jetimëve dhe të vejave, që e do të huajin dhe i jep bukë dhe veshje.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Deuteronomio 10:19|
									Duajeni, pra, të huajin, sepse edhe ju ishit të huaj në vendin e Egjiptit.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Deuteronomio 10:20|
									Do të kesh frikë nga Zoti, Perëndia yt, do t´i shërbesh atij, do të jesh lidhur ngushtë me të dhe do të betohesh me emrin e tij.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18