- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Deuteronomio 30:1|
									"Kështu, kur të të kenë rënë në kurriz tërë këto gjëra, bekimi dhe mallkimi që unë të kam vënë përpara, dhe ti do t´ua kujtosh të gjitha kombeve në mes të të cilëve Zoti, Perëndia yt, do të të ketë dëbuar,									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Deuteronomio 30:2|
									dhe kur të kthehesh tek Zoti, Perëndia yt, dhe t´i bindesh zërit të tij, ti dhe bijtë e tu, me gjithë zemër e më gjithë shpirt, duke respektuar tërë ato që po të urdhëroj sot,									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Deuteronomio 30:3|
									Zoti, Perëndia yt, do të të kthejë nga skllavëria, do të ketë mëshirë për ty dhe do të të mbledhë përsëri nga radhët e të gjithë popujve, ndër të cilët Zoti, Perëndia yt, të kishte shpërndarë.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Deuteronomio 30:4|
									Edhe sikur të kesh qenë përzënë në skajin e qiellit, Zoti, Perëndia yt, do të të mbledhë dhe do të marrë që andej.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Deuteronomio 30:5|
									Zoti, Perëndia yt, do të të rikthejë në vendin që etërit e tu kanë zotëruar dhe ti do ta zotërosh atë; dhe ai do të të bëjë të mira dhe do të të shumëzojë më tepër se etërit e tu.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Deuteronomio 30:6|
									Zoti, Perëndia yt, do ta rrethpresë zemrën tënde dhe zemrën e pasardhësve të tu, që ti ta duash Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemër e me gjithë shpirt, dhe kështu ti të jetosh.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Deuteronomio 30:7|
									Dhe Zoti, Perëndia yt, do t´i lëshojë tërë këto mallkime mbi armiqtë e tu dhe mbi tërë ata që të urrejnë dhe të kanë persekutuar.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Deuteronomio 30:8|
									Ti përkundrazi do të kthehesh dhe do t´i bindesh zërit të Zotit dhe do të zbatosh në praktikë të gjitha urdhërimet që të porosit sot.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Deuteronomio 30:9|
									Zoti, Perëndia yt, do të sjellë shumë mbarësi në gjithë veprën e duarve të tua, në frytin e barkut tënd, në frytin e bagëtisë sate dhe në frytin e tokës sate; sepse Zoti do të kënaqet përsëri duke  të të bërë të mirën, ashtu si u kënaq kur ua  bëri etërve të tu,									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Deuteronomio 30:10|
									sepse do t´i bindesh zërit të Zotit, Perëndisë tënd, duke respektuar urdhërimet dhe statutet e tij që janë shkruar në këtë libër të ligjit, sepse do të jesh rikthyer tek Zoti, Perëndia yt, me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18