-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Deuteronomio 30:11|
Ky urdhërim që të jap sot nuk është shumë i vështirë për ty, as shumë larg teje.
-
12
|Deuteronomio 30:12|
Nuk është në qiell, që ti të thuash: "Kush do të ngjitet në qiell që të na e sjellë dhe ta dëgjojmë, me qëllim që ta zbatojmë në praktikë?".
-
13
|Deuteronomio 30:13|
Dhe nuk është matanë detit që ti të thuash: "Kush do të kalojë për ne matanë detit që të na e sjellë dhe ta dëgjojmë, në mënyrë që ta zbatojmë në praktikë?".
-
14
|Deuteronomio 30:14|
Por fjala është shumë afër teje; është në gojën tënde dhe në zemrën tënde, që ti ta zbatosh në praktikë.
-
15
|Deuteronomio 30:15|
Shiko, unë vë sot para teje jetën dhe të mirën, vdekjen dhe të keqen;
-
16
|Deuteronomio 30:16|
prandaj unë të urdhëroj ta duash Zotin, Perëndinë tënd, të ecësh në rrugët e tij, të respektosh urdhërimet, statutet dhe dekretet e tij, që ti të jetosh dhe të shumëzohesh; dhe Zoti, Perëndia yt, do të të bekojë në vendin që ti po shkon për ta pushtuar.
-
17
|Deuteronomio 30:17|
Por në qoftë se zemra jote shikon gjetiu dhe ti nuk bindesh dhe e lë veten të biesh përmbys para perëndive të tjera dhe t´u shërbesh atyre,
-
18
|Deuteronomio 30:18|
unë ju deklaroj sot që me siguri keni për t´u zhdukur, që nuk do t´i zgjatni ditët tuaja në vendin ku po gatiteni të hyni për ta pushtuar, duke kaluar Jordanin.
-
19
|Deuteronomio 30:19|
Unë marr sot si dëshmitarë kundër teje qiellin dhe tokën, që unë të kam vënë përpara jetës dhe vdekjes, bekimit dhe mallkimit; zgjidh, pra, jetën që të mund të jetoni ti dhe pasardhësit e tu,
-
20
|Deuteronomio 30:20|
dhe të mund ta duash Zotin, Perëndinë tënd, t´i bindesh zërit të tij dhe të qendrosh i lidhur ngushtë me të, sepse ai është jeta jote dhe gjatësia e ditëve të tua, kështu që ti të mund të jetosh në vendin që Zoti u betua t´u japë etërve të tu: Abrahamit, Isakut dhe Jakobit".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13