- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									21
									 
									 
									|Deuteronomio 12:21|
									Në qoftë se vendi që Zoti, Perëndia yt, ka zgjedhur për të venduar emrin e tij do të jetë larg teje, mund të vrasësh kafshë nga bagëtia e trashë dhe e imët, ashtu si të kam urdhëruar; dhe mund të hash brenda portave të tua sa herë të duash.									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|Deuteronomio 12:22|
									Vetëm do ta hash ashtu siç hahet mishi i gazelës dhe i drerit; do të mundë ta hajë si i papastri ashtu edhe i pastri.									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|Deuteronomio 12:23|
									Por ruhu se ha gjakun, sepse gjaku është jeta; dhe ti nuk do ta hash jetën bashkë me mishin.									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|Deuteronomio 12:24|
									Nuk do ta hash, por do ta derdhësh për tokë ashtu siç bëhet me ujin.									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|Deuteronomio 12:25|
									Nuk do ta hash me qëllim që të përparosh ti dhe bijtë e tu mbas teje, pse keni bërë një gjë që është e drejtë në sytë e Zotit.									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|Deuteronomio 12:26|
									Por gjërat e shenjta që ke për të ofruar dhe ato të premtuara si kusht, do t´i marrësh dhe do të shkosh në vendin që ka zgjedhur Zoti,									
									    
								 
- 
									
									27
									 
									 
									|Deuteronomio 12:27|
									dhe do të ofrosh olokaustet e tua, të plota, mishin dhe gjakun mbi altarin e Zotit, Perëndisë tënd; gjaku i flijimeve të tua përkundrazi do të shpërndahet mbi altarin e Zotit, Perëndisë tënd, dhe ti do të hash mishin e tyre.									
									    
								 
- 
									
									28
									 
									 
									|Deuteronomio 12:28|
									Ki kjdes dhe bindju të gjitha fjalëve që të urdhëroj, që të përparosh ti dhe bijtë e tu pas teje, pse keni bërë atë që është e mirë dhe e drejtë në sytë e Zotit, Perëndisë tënd.									
									    
								 
- 
									
									29
									 
									 
									|Deuteronomio 12:29|
									Kur Zoti, Perëndia yt, do të ketë shfarosur para teje kombet që ti shkon për t´i shpronësuar, dhe kur t´i kesh shpronësuar dhe të banosh në vendin e tyre,									
									    
								 
- 
									
									30
									 
									 
									|Deuteronomio 12:30|
									ruhu të mos biesh në kurthin e ngritur, duke ndjekur shembullin e tyre, pasi ata janë shkatërruar para teje, dhe të informohesh mbi perënditë e tyre, duke thënë: "Si u shërbenin këto kombe perëndive të tyre? Edhe unë do të veproj kështu".									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18