-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Deuteronomio 18:11|
as ai që përdor yshtje, as mediume që konsultojnë frymat, as magjistarë, as ai që ndjell të vdekurit,
-
12
|Deuteronomio 18:12|
sepse të gjithë ata që merren me këtë punë neveriten nga Zoti; dhe për shkak të kësaj neverie, Zoti është duke i përzënë para teje.
-
13
|Deuteronomio 18:13|
Ti do të jesh i përkryer para Zotit, Perëndisë tënd;
-
14
|Deuteronomio 18:14|
sepse kombet, që ti do të dëbosh, i kanë dëgjuar shortarët dhe magjistarët; kurse ty, Zoti, Perëndia yt, nuk të ka lejuar të veprosh kështu.
-
15
|Deuteronomio 18:15|
Zoti, Perëndia yt, do të krijojë për ty një profet si unë në mes teje dhe vëllezërve të tu; atë keni për ta dëgjuar,
-
16
|Deuteronomio 18:16|
në bazë të gjithë atyre gjërave që i kërkove Zotin, Perëndinë tënd, në Horeb, ditën e asamblesë, kur the: "Të mos dëgjoj më zërin e Zotit, Perëndisë tim, dhe të mos shoh më këtë zjarr të madh, që unë të mos vdes".
-
17
|Deuteronomio 18:17|
Dhe Zoti më tha: "Atë që thanë, është mirë;
-
18
|Deuteronomio 18:18|
unë do të nxjerr për ta një profet nga gjiri i vëllezërve të tyre dhe do të vë në gojën e tij fjalët e mia, dhe ai do t´u thotë atyre të gjitha ato që unë do t´i urdhëroj.
-
19
|Deuteronomio 18:19|
Dhe do të ndodhë që në se dikush nuk i dëgjon fjalët e mia që ai thotë në emrin tim, unë do t´i kërkoj llogari.
-
20
|Deuteronomio 18:20|
Por profeti që pretendon të thotë në emrin tim një gjë për të cilën unë e kam urdhëruar ta thotë ose që flet në emër të perëndive të tjera, ai profet do të vritet".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 17-19