-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Deuteronomio 1:11|
Zoti, Perëndia i etërve tuaj, ju bëftë njëmijë herë më të shumtë, dhe ju bekoftë ashtu si ju ka premtuar!
-
12
|Deuteronomio 1:12|
Por si mundem unë, duke qenë i vetëm, të mbaj barrën tuaj, peshën tuaj dhe grindjet tuaja?
-
13
|Deuteronomio 1:13|
Zgjidhni nga fiset tuaja burra të urtë, me gjykim e me përvojë, dhe unë do t´i bëj prijës tuaj".
-
14
|Deuteronomio 1:14|
Dhe ju m´u përgjigjët, duke thënë: "Ajo që ti propozon të bësh është e mirë".
-
15
|Deuteronomio 1:15|
Atëherë mora prijësit e fiseve tuaja, njerëz të urtë dhe me përvojë, dhe i caktova si prijës tuaj, prijës të mijërave, të qindrave të pesëdhjetëve, të dhjetrave, dhe oficerë të fiseve tuaja.
-
16
|Deuteronomio 1:16|
Në atë kohë u dhashë këtë urdhër gjykatësve tuaj, duke u thënë: "Dëgjoni dhe gjykoni me drejtësi grindjet midis vëllezërve tuaj, midis një njeriu dhe të vëllait ose të huajit që ndodhet pranë tij.
-
17
|Deuteronomio 1:17|
Në gjykimet tuaja nuk do të keni konsiderata personale; do të dëgjoni si të madhin ashtu edhe të voglin; nuk do të keni frikë nga asnjeri, sepse gjykimi i përket Perëndisë; çështjen që është shumë e vështirë për ju do të ma paraqisni mua, dhe unë do ta dëgjoj".
-
18
|Deuteronomio 1:18|
Në atë kohë unë ju urdhërova të gjitha gjërat që duhet të bënit".
-
19
|Deuteronomio 1:19|
"Pastaj u nisëm nga mali i Horebit dhe përshkuam gjithë atë shkretëtirë të madhe dhe të tmerrshme që keni parë, duke u drejtuar nga krahina malore e Amorejve, ashtu si na kishte urdhëruar Zoti, Perëndia ynë, dhe arritëm në Kadesh-Barnea.
-
20
|Deuteronomio 1:20|
Atëherë ju thashë: "Keni arritur në krahinën malore të Amorejve, që Zoti, Perëndia ynë, na jep.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13