-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Deuteronomio 21:1|
"Në rast se në vendin që Zoti, Perëndia yt, është duke të dhënë, gjindet një i vrarë, i shtrirë në një fushë, dhe nuk dihet se kush e ka vrarë,
-
2
|Deuteronomio 21:2|
pleqtë dhe gjykatësit e tu do të dalin dhe do të masin largësinë midis të vrarit dhe qyteteve që ndodhen rreth e rrotull.
-
3
|Deuteronomio 21:3|
Pastaj pleqtë e qytetit më të afërt me të vrarin do të marrin një mëshqerrë që nuk ka punuar akoma dhe as nuk është mbrehur.
-
4
|Deuteronomio 21:4|
Pleqtë e atij qyteti do ta zbresin mëshqerrën pranë një rrjedhe uji, në një vend as të lëruar as të mbjellë, dhe aty afër rrjedhës së ujit do t´ia thyejnë qafën mëshqerrës.
-
5
|Deuteronomio 21:5|
Pastaj do të afrohen priftërinjtë, bij të Levit, sepse Zoti, Perëndia yt, i ka zgjedhur për të shërbyer dhe për të dhënë bekimin në emër të Zotit, dhe fjala e tyre duhet të zgjidhë çdo mosmarrëveshje dhe çdo dëmtim trupor.
-
6
|Deuteronomio 21:6|
Atëherë tërë pleqtë e qytetit, që është më afër me të vrarin, do të lajnë duart mbi mëshqerrën së cilës i është thyer qafa pranë rrjedhës së ujit;
-
7
|Deuteronomio 21:7|
dhe, duke marrë fjalën, do të thonë: "Duart tona nuk e kanë derdhur këtë gjak, as sytë tona s´e kanë parë.
-
8
|Deuteronomio 21:8|
O Zot, fale popullin tënd Izrael që ti ke çliruar, dhe mos i ngarko fajin e gjakut të pafajshëm popullit tënd Izrael". Dhe ai gjak do t´u falet atyre.
-
9
|Deuteronomio 21:9|
Kështu ti do të heqësh nga vetja jote fajin e gjakut të pafajshëm, duke bërë atë që është e drejtë në sytë e Zotit.
-
10
|Deuteronomio 21:10|
Kur të shkosh në luftë kundër armiqve të tu dhe Zoti, Perëndia yt, të t´i japë në dorë dhe ti t´i zësh robër,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Gálatas 1-3