- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Deuteronomio 22:11|
									Nuk do të veshësh rroba të bëra me një stof të përzierë leshi dhe liri.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Deuteronomio 22:12|
									Nuk do të vësh theka në katër cepat e mantelit me të cilin mbulohesh.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Deuteronomio 22:13|
									Në qoftë se një burrë martohet me një grua, hyn tek ajo dhe pastaj fillon ta urrejë,									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Deuteronomio 22:14|
									dhe e padit për gjëra të turpshme dhe i nxjerr një nam të keq, duke thënë: "Mora këtë grua, por kur iu afrova nuk gjeta tek ajo shenjat e virgjërisë",									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Deuteronomio 22:15|
									babai dhe nëna e së resë do të marrin shenjat e virgjërisë së saj dhe do t´ua tregojnë pleqve të qytetit, te porta;									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Deuteronomio 22:16|
									dhe babai i së resë do t´u thotë pleqve: "Unë ia dhashë time bijë për grua këtij burri, por ai filloi ta urrejë,									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Deuteronomio 22:17|
									dhe tani e akuzon për gjëra të turpshme, duke thënë: Nuk gjeta tek jote bijë shenjat e virgjërisë; por këto janë shenjat e virgjërisë të bijës sime". Dhe do të shpalosin çarçafin përpara pleqve të qytetit.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Deuteronomio 22:18|
									Atëherë pleqtë e atij qyteti do të marrin bashkëshortin dhe do ta dënojnë me rrahje;									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Deuteronomio 22:19|
									dhe duke qenë se i ka hapur një nam të keq një virgjëreshe të Izraelit, do t´i vënë një gjobë prej njëqind siklash argjendi, që do t´ia japin të atit të së resë; kështu ajo do të mbetet bashkëshorte  e tij dhe ai nuk do të mund ta përzërë deri  sa të rrojë.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Deuteronomio 22:20|
									Por në qoftë se vërtetohet fakti dhe tek e reja nuk janë gjetur shenjat e virgjërisë,									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18