- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Deuteronomio 26:1|
									"Kur të hysh në vendin që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi, dhe ta shtiesh në dorë dhe të banosh në të,									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Deuteronomio 26:2|
									do të marrësh disa nga prodhimet e para të të gjitha prodhimeve të tokës të mbledhura nga ti në vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep, do t´i vësh në një shportë dhe do të shkosh në vendin që Zoti,  Perëndia yt, ka zgjedhur për të ruajtur emrin  e tij.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Deuteronomio 26:3|
									Pastaj do t´i paraqitesh priftit në funksion ato ditë dhe do t´i thuash: "Unë i deklaroj sot Zotit, Perëndisë tënd, që kam hyrë në vendin që Zoti u betua t´u japë etërve tanë".									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Deuteronomio 26:4|
									Atëherë prifti do të marrë shportën nga duart e tua dhe do ta vërë përpara altarit të Zotit, Perëndisë tënd;									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Deuteronomio 26:5|
									dhe ti do të përgjigjesh duke thënë para Zotit, Perëndisë tënd: "Ati im ishte një Arameo para se të vdesë; ai zbriti në Egjipt dhe banoi aty si i huaj me pak njerëz; aty u bë një komb i madh, i fuqishëm dhe i shumtë.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Deuteronomio 26:6|
									Por Egjiptasit na trajtuan keq, na shtypën dhe na imponuan një skllavëri të rëndë.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Deuteronomio 26:7|
									Atëherë bërtitëm dhe Zoti, Perëndia i etërve tanë, e dëgjoi zërin tonë, pa dëshpërimin tonë, punën tonë të rëndë dhe shtypjen tonë.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Deuteronomio 26:8|
									Kështu Zoti na nxori nga Egjipti me një dorë të fuqishme dhe me krah të shtrirë, me gjëra të tmerrshme e me mrekulli dhe me shenja;									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Deuteronomio 26:9|
									pastaj na solli këtu dhe na dha këtë vend, ku rrjedh qumësht dhe mjaltë.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Deuteronomio 26:10|
									Dhe ja tani unë solla prodhimet e para të tokës që ti, o Zot, më ke dhënë!". Do t´i vendosësh para Zotit, Perëndisë tënd, dhe do të biesh përmbys përpara Zotit, Perëndisë tënd;									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18