-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Deuteronomio 31:21|
Atëherë do të ndodhë që kur shumë të këqia dhe fatkeqësi do t´u kenë zënë, ky himn fetar do të dëshmojë kundër tyre, sepse ai nuk do të harrohet dhe do të mbetet mbi buzët e pasardhësve të tyre; unë njoh në fakt qëllimet e tyre, edhe para se t´i kem futur në vendin që u kam premtuar me betim".
-
22
|Deuteronomio 31:22|
Kështu Moisiu e shkrojti atë ditë këtë kantik dhe ua mësoi bijve të Izraelit.
-
23
|Deuteronomio 31:23|
Pastaj i dha urdhërat e tij Jozueut, birit të Nunit dhe i tha: "Të jesh i fortë dhe trim, sepse ti do t´i futësh bijtë e Izraelit në vendin që u kam premtuar me betim; dhe unë do të jem me ty".
-
24
|Deuteronomio 31:24|
Kur Moisiu mbaroi së shkruari në një libër tërë fjalët e këtij ligji,
-
25
|Deuteronomio 31:25|
u dha këtë urdhër Levitëve që mbanin arkën e besëlidhjes të Zotit, duke thënë:
-
26
|Deuteronomio 31:26|
"Merreni këtë libër të ligjit dhe vendoseni në arkën e besëlidhjes të Zotit, Perëndisë tuaj, me qëllim që të mbetet si një dëshmi kundër teje;
-
27
|Deuteronomio 31:27|
sepse unë e njoh frymën tëndë rebele dhe fortësinë e qafës sate. Ja, sot kur akoma jam i gjallë midis jush, ju u bëtë rebelë kundër Zotit; aq më tepër do të bëheni mbas vdekjes sime!
-
28
|Deuteronomio 31:28|
Mblidhni pranë meje të gjithë pleqtë e fiseve tuaja dhe zyrtarët tuaj, me qëllim që të dëgjojnë këto fjalë dhe unë të thërras të dëshmojnë kundër tyre qiellin dhe tokën.
-
29
|Deuteronomio 31:29|
Sepse unë e di që, mbas vdekjes sime, do të korruptoheni plotësisht dhe do të largoheni nga rruga që ju kam urdhëruar, dhe ditët e fundit do të goditeni nga fatkeqësia, sepse keni për të bërë atë që është e keqe për sytë e Zotit, duke provokuar indinjatën e tij me veprën e duarve tuaja".
-
30
|Deuteronomio 31:30|
Kështu Moisiu, në veshët e të gjithë asamblesë së Izraelit, shqiptoi fjalët e këtij kantiku deri në fund.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13