-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
41
|Deuteronomio 32:41|
kur të mpreh shpatën time dhe dora ime të përgatitet të gjykojë, do të hakmerrem me armiqtë e mi dhe do të shpërblej ata që më urrejnë.
-
42
|Deuteronomio 32:42|
Do t´i deh me gjak shigjetat e mia dhe shpata ime do të gëlltisë mishin, bashkë me gjakun e të vrarëve dhe të robërve, të krerëve flokëgjatë të armikut.
-
43
|Deuteronomio 32:43|
Gëzohuni, o kombe, bashkë me popullin e tij, sepse Zoti merr hak për gjakun e shërbëtorëve të tij, merr hak kundër kundërshtarëve të tij, por do të ketë mëshirë për tokën dhe për popullin e tij".
-
44
|Deuteronomio 32:44|
Kështu Moisiu erdhi bashkë me Jozueun, birin e Nunit, dhe shqiptoi tërë fjalët e këtij kantiku në veshët e popullit.
-
45
|Deuteronomio 32:45|
Kur Moisiu mbaroi së shqiptuari tërë këto fjalë para tërë Izraelit,
-
46
|Deuteronomio 32:46|
u tha atyre: "Merrini me zemër tërë fjalët me të cilat kam dëshmuar sot kundër jush. Do t´ua lini porosi bijve, që ata të kenë kujdes të zbatojnë në praktikë tërë fjalët e këtij ligji.
-
47
|Deuteronomio 32:47|
Sepse kjo nuk është një fjalë pa vlerë për ju, por është jeta juaj; dhe me këtë fjalë do të zgjasni ditët tuaja në vendin ku po hyni për ta pushtuar, duke kapërcyer Jordanin".
-
48
|Deuteronomio 32:48|
Po atë ditë Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:
-
49
|Deuteronomio 32:49|
"Ngjitu mbi malin e Abarimëve, mbi malin e Nebos, që ndodhet në vendin e Moabit, në bregun e kundërt të Jerikos, dhe vështro vendin e Kanaanit, që unë ju jap bijve të Izraelit.
-
50
|Deuteronomio 32:50|
Ti ke për të vdekur në malin mbi të cilin po ngjitesh dhe do të bashkohesh me popullin tënd, ashtu si Aaroni, vëllai yt, ka vdekur mbi malin e Horit dhe u bashkua me popullin e tij,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Gálatas 1-3