-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Deuteronomio 8:1|
"Kini kujdes të zbatoni në praktikë të gjitha urdhërimet që po ju jap sot, me qëllim që të jetoni, të shumëzoheni dhe të pushtoni vendin që Zoti u betua t´u japë etërve tuaj.
-
2
|Deuteronomio 8:2|
Kujto gjithë rrugën që Zoti, Perëndia yt, të ka bërë të përshkosh në këtë dyzetë vjet në shkretëtirë që ti të ulësh kokën dhe të vihesh në provë, për të ditur çfarë kishte në zemrën tënde dhe në se do të respektoje apo jo urdhërimet e tij.
-
3
|Deuteronomio 8:3|
Kështu, pra, ai të bëri të ulesh kokën, të provosh urinë, pastaj të ka ushqyer me manna që ti nuk e njihje dhe as etërit e tu s´e kishin njohur kurrë, me qellim që ti të kuptosh se njeriu nuk rron vetëm me bukë, por rron me çdo fjalë që del nga goja e Zotit.
-
4
|Deuteronomio 8:4|
Petkat e tua nuk të janë konsumuar mbi trup dhe këmba jote nuk është enjtur gjatë këtyre dyzet viteve.
-
5
|Deuteronomio 8:5|
Prano, pra, në zemrën tënde se, ashtu si njeriu korigjon birin e vet, ashtu Zoti Perëndia, yt, të korigjon ty.
-
6
|Deuteronomio 8:6|
Prandaj zbato urdhërimet e Perëndisë, të Zotit tënd, duke ecur në rrugët e tij dhe duke ia pasur frikën;
-
7
|Deuteronomio 8:7|
sepse, Zoti Perëndia yt, po të bën të hysh në një vend të mirë, një vend me rrjedha uji e me burime që dalin nga luginat dhe nga malet;
-
8
|Deuteronomio 8:8|
një vend me grurë dhe elb, me vreshta, me fiq dhe shegë, një vend me ullinj që japin vaj dhe me mjaltë;
-
9
|Deuteronomio 8:9|
një vend ku do të hash bukë sa të duash, ku nuk do të të mungojë kurrgjë; një vend ku gurët janë hekur dhe ku do të rrëmosh bakër nga malet.
-
10
|Deuteronomio 8:10|
Do të hash, pra, dhe do të ngopesh, dhe do të bekosh, Zotin Perëndinë tënd, për shkak të vendit të bukur që të ka dhënë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7