- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Eclesiastés 10:11|
									Në qoftë se gjarpëri kafshon sepse nuk është magjepsur, magjistari bëhet i kotë.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Eclesiastés 10:12|
									Fjalët e gojës të të urtit janë plot hir, por buzët e budallait e shkatërrojnë.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Eclesiastés 10:13|
									Fillimi i ligjëratës së tij është budallallëk dhe fundi është marrëzi e dëmshme.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Eclesiastés 10:14|
									Edhe sikur budallai t´i shumojë fjalët e tij, njeriu nuk di se çfarë do të ndodhë; kush mund t´i thotë çfarë do të ndodhë pas tij?									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Eclesiastés 10:15|
									Lodhja e budallait e rraskapit, sepse ai nuk di as si të shkojë në qytet.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Eclesiastés 10:16|
									Mjerë ti, o vend, mbreti i të cilit është një fëmijë dhe princat e tij ia shtrojnë që në mëngjes!									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Eclesiastés 10:17|
									Lum ti, o vend, që ke mbret nga një soj fisnik, dhe princa që hanë në kohën e duhur për të vënë në vend forcat e tyre dhe jo për t´u dehur!									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Eclesiastés 10:18|
									Për shkak të përtacisë trarët e shtëpisë rrëzohen dhe gjerbon për shkak të plogështisë së duarve.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Eclesiastés 10:19|
									Një banket shtrohet për t´u dëfryer dhe vera i jep gaz jetës, por paraja i përgjigjet çdo nevojtari.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Eclesiastés 10:20|
									Mos mallko mbretin as me mend dhe mos mallko të pasurin në dhomën tënde të fjetjes, sepse një zog i qiellit mund ta çojë larg zërin tënd, dhe një zog që fluturon mund ta bëjë të ditur këtë gjë.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15