-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Eclesiastés 4:1|
Kështu u ktheva dhe mendova për gjithë shtypjen që ndodhin nën diell; dhe ja, lotët e të shtypurve, të cilët nuk kanë njeri që t´i ngushëllojë; nga ana e shtypësve të tyre ishte forca, por as ata nuk kanë njeri që t´i ngushëllojë.
-
2
|Eclesiastés 4:2|
Prandaj i konsiderova të vdekurit, ata që tashmë kanë vdekur, më të lumtur se të gjallët që jetojnë akoma;
-
3
|Eclesiastés 4:3|
por edhe më i lumtur se njera dhe tjetra palë është ai që nuk ka ekzistuar kurrë dhe ende nuk ka parë veprimet e këqija që kryhen nën diell.
-
4
|Eclesiastés 4:4|
Pashë gjithashtu që çdo mund dhe çdo sukses në punë ngjallin smirën njerit kundër tjetrit. Edhe kjo është kotësi dhe një përpjekje për të kapur erën.
-
5
|Eclesiastés 4:5|
Budallai rri me duar të kryqezuara dhe ha mishin e vet.
-
6
|Eclesiastés 4:6|
Vlen më tepër një grusht me pushim se sa dy grushte, me mundim, duke u përpjekur të kapësh erën.
-
7
|Eclesiastés 4:7|
Kam parë edhe një kotësi tjetër nën diell;
-
8
|Eclesiastés 4:8|
dikush është krejt vetëm dhe nuk ka as bir as vëlla, megjithatë mundi i tij nuk ka të sosur dhe sytë e tij nuk janë ngopur me pasuri. Por nuk e pyet veten: "Për kë po lodhem dhe e lë veten pa asnjë të mirë?". Edhe kjo është kotësi dhe një mundim i rëndë.
-
9
|Eclesiastés 4:9|
Dy vlejnë më mirë se një i vetëm, sepse kanë një shpërblim të mirë për mundin e tyre.
-
10
|Eclesiastés 4:10|
Në fakt në se rrëzohen, njeri ngre tjetrin; por mjerë ai që është vetëm dhe rrëzohet, sepse nuk ka njeri që ta ngrerë!
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10