-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Eclesiastés 11:1|
Hidh bukën tënde mbi ujërat, sepse pas shumë kohe do ta gjesh përsëri.
-
2
|Eclesiastés 11:2|
Jepu pjesë shtatë, madje edhe tetë vetave, sepse ti nuk e di se çfarë fatkeqësie mund të të ndodhë mbi tokë.
-
3
|Eclesiastés 11:3|
Në rast se retë janë plot me shi, e derdhin mbi tokë; dhe në rast se një dru bie në jug apo në veri, ai mbetet aty ku bie.
-
4
|Eclesiastés 11:4|
Kush e ka mendjen te era nuk ka për të mbjellë dhe kush rri e shikon retë nuk ka për të korrur.
-
5
|Eclesiastés 11:5|
Ashtu si ti nuk njeh rrugën e erës dhe mënyrën si formohen kockat në barkun e gruas me barrë, kështu ti nuk e njeh veprën e Perëndisë që bën gjithçka.
-
6
|Eclesiastés 11:6|
Mbille farën tënde në mëngjes dhe në mbrëmje mos lër dorën tënde të pushojë, sepse ti nuk e di se cili nga të dy do të dalë më mirë; ky apo ai, apo do të jenë të mirë që të dy.
-
7
|Eclesiastés 11:7|
Drita është e ëmbël dhe është diçka e këndshme për sytë që shohin diellin.
-
8
|Eclesiastés 11:8|
Edhe kur një njeri të jetojë shumë vjet, le t´i gëzojë të gjitha, por le të mendojë edhe për ditët e territ që do të jenë të shumta; të gjitha ato që do të ndodhin janë kotësi.
-
9
|Eclesiastés 11:9|
Gëzohu, pra, o i ri, në rininë tënde, le të gëzohet zemra jote në ditët e rinisë sate; ndiq edhe rrugët e zemrës sate dhe pamjen e syve të tu, por dije që për të gjitha këto gjëra Perëndia do të të thërrasë në gjyq.
-
10
|Eclesiastés 11:10|
Elimino nga zemra jote trishtimin, dhe largo nga trupi yt dhembjen, sepse rinia dhe mituria janë kotësi.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13