- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Eclesiastés 3:11|
									Ai e ka bërë të bukur çdo gjë në kohën vet; ka vënë madje përjetësinë në zemrat e tyre, pa i dhënë mundësinë asnjë njeriu të zbulojë veprën që Perëndia ka bërë nga fillimi deri në fund.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Eclesiastés 3:12|
									Kështu kuptova që nuk ka gjë më të mirë se sa të gëzohesh dhe të bësh të mirë sa je gjallë;									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Eclesiastés 3:13|
									dhe që çdo njeri që ha, pi dhe gëzon mirëqënie në gjithë mundin e tij, kjo është një dhuratë e Perëndisë.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Eclesiastés 3:14|
									E kuptova që tërë ato që bën Perëndia janë përjetë; nuk mund t´u shtosh dhe t´u heqësh asgjë; dhe Perëndia vepron kështu me qëllim që njerëzit të kenë frikë prej tij.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Eclesiastés 3:15|
									Ajo që është, ka qenë më parë; dhe ajo që do të vijë ka qenë më parë, dhe Perëndia heton atë që ka kaluar.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Eclesiastés 3:16|
									Kam parë gjithashtu nën diell që në vend të arsyes kishte paudhësi, që në vend të drejtësisë kishte paudhësi.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Eclesiastés 3:17|
									Kështu thashë në zemrën time: "Perëndia do të gjykojë të drejtin dhe të pabesin, sepse ka një kohë të caktuar për çdo gjë dhe për çdo vepër".									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Eclesiastés 3:18|
									Thashë në zemrën time: "Përsa u përket kushteve në të cilat ndodhen bijtë e njerëzve, Perëndia i vë në provë, që ata vetë të kuptojnë që janë si kafshë".									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Eclesiastés 3:19|
									Në fakt të gjitha ato që u ndodhin bijve të njerëzve u ndodhin kafshëve; të dy palëve u ndodh e njëjta gjë. Ashtu si vdes njeri, kështu vdes tjetri. Po, të gjithë kanë po atë frymë; dhe njeriu nuk  ka asnjë epërsi mbi kafshën, sepse gjithçka  është kotësi.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Eclesiastés 3:20|
									Të gjithë shkojnë në po atë vend; të gjithë vijnë nga pluhuri dhe kthehen në pluhur.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18