- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Eclesiastés 4:1|
									Kështu u ktheva dhe mendova për gjithë shtypjen që ndodhin nën diell; dhe ja, lotët e të shtypurve, të cilët nuk kanë njeri që t´i ngushëllojë; nga ana e shtypësve të tyre ishte forca, por as ata nuk kanë njeri që t´i ngushëllojë.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Eclesiastés 4:2|
									Prandaj i konsiderova të vdekurit, ata që tashmë kanë vdekur, më të lumtur se të gjallët që jetojnë akoma;									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Eclesiastés 4:3|
									por edhe më i lumtur se njera dhe tjetra palë është ai që nuk ka ekzistuar kurrë dhe ende nuk ka parë veprimet e këqija që kryhen nën diell.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Eclesiastés 4:4|
									Pashë gjithashtu që çdo mund dhe çdo sukses në punë ngjallin smirën njerit kundër tjetrit. Edhe kjo është kotësi dhe një përpjekje për të kapur erën.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Eclesiastés 4:5|
									Budallai rri me duar të kryqezuara dhe ha mishin e vet.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Eclesiastés 4:6|
									Vlen më tepër një grusht me pushim se sa dy grushte, me mundim, duke u përpjekur të kapësh erën.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Eclesiastés 4:7|
									Kam parë edhe një kotësi tjetër nën diell;									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Eclesiastés 4:8|
									dikush është krejt vetëm dhe nuk ka as bir as vëlla, megjithatë mundi i tij nuk ka të sosur dhe sytë e tij nuk janë ngopur me pasuri. Por nuk e pyet veten: "Për kë po lodhem dhe e lë veten pa asnjë  të mirë?". Edhe kjo është kotësi dhe një mundim  i rëndë.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Eclesiastés 4:9|
									Dy vlejnë më mirë se një i vetëm, sepse kanë një shpërblim të mirë për mundin e tyre.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Eclesiastés 4:10|
									Në fakt në se rrëzohen, njeri ngre tjetrin; por mjerë ai që është vetëm dhe rrëzohet, sepse nuk ka njeri që ta ngrerë!									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18