-
-
Bibla Shqiptare
-
-
27
|Eclesiastés 7:27|
Ja ajo që gjeta", thotë Predikuesi, "duke i shqyrtuar një për një gjërat, për të gjetur shkakun e tyre.
-
28
|Eclesiastés 7:28|
Atë që unë po kërkoj ende, por nuk e kam gjetur; një burrë ndër një mijë e gjeta, por një grua në mes gjithë atyre nuk e gjeta.
-
29
|Eclesiastés 7:29|
Ja, vetëm këtë gjeta: Perëndia e ka bërë njeriun të drejtë, por njerëzit kanë kërkuar shumë marifete.
-
1
|Eclesiastés 8:1|
Kush është si i urti? Kush e njeh interpretimin e sendeve? Dituria e njeriut bën që të shkëlqejë fytyra e tij dhe e ndryshon ashpërsinë e fytyrës së tij.
-
2
|Eclesiastés 8:2|
Unë të jap një këshillë: respekto urdhërin e mbretit për shkak të betimit të bërë Perëndisë.
-
3
|Eclesiastés 8:3|
Mos u nxito të largohesh nga prania e tij dhe mos ngul këmbë në një gjë të keqe, sepse ai bën të gjitha gjërat që i pëlqen.
-
4
|Eclesiastés 8:4|
Në fakt fjala e mbretit është e fuqishme; dhe kush mund t´i thotë: "Çfarë po bën?".
-
5
|Eclesiastés 8:5|
Kush respekton urdhërin e tij nuk do të pësojë asnjë të keqe; zemra e njeriut të urtë di në fakt të dallojë kohën dhe gjykimin,
-
6
|Eclesiastés 8:6|
sepse për çdo gjë ka një kohë dhe një gjykim, dhe ligësia e njeriut rëndon shumë mbi të.
-
7
|Eclesiastés 8:7|
Sepse ai nuk e di çfarë ka për të ndodhur; kush në fakt do t´i tregojë si do të venë gjërat?
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13