-
-
Bibla Shqiptare
-
-
7
|Eclesiastés 3:7|
një kohë për të grisur dhe një kohë për të qepur, një kohë për të heshtur dhe një kohë për të folur,
-
8
|Eclesiastés 3:8|
një kohë për të dashuruar dhe një kohë për të urryer, një kohë për luftën dhe një kohë për paqen.
-
9
|Eclesiastés 3:9|
Çfarë përfitimi ka ai që punon nga të gjitha gjërat për të cilat mundohet?
-
10
|Eclesiastés 3:10|
Pashë punën që Perëndia u jep bijve të njerëzve, me qëllim që të mundohen.
-
11
|Eclesiastés 3:11|
Ai e ka bërë të bukur çdo gjë në kohën vet; ka vënë madje përjetësinë në zemrat e tyre, pa i dhënë mundësinë asnjë njeriu të zbulojë veprën që Perëndia ka bërë nga fillimi deri në fund.
-
12
|Eclesiastés 3:12|
Kështu kuptova që nuk ka gjë më të mirë se sa të gëzohesh dhe të bësh të mirë sa je gjallë;
-
13
|Eclesiastés 3:13|
dhe që çdo njeri që ha, pi dhe gëzon mirëqënie në gjithë mundin e tij, kjo është një dhuratë e Perëndisë.
-
14
|Eclesiastés 3:14|
E kuptova që tërë ato që bën Perëndia janë përjetë; nuk mund t´u shtosh dhe t´u heqësh asgjë; dhe Perëndia vepron kështu me qëllim që njerëzit të kenë frikë prej tij.
-
15
|Eclesiastés 3:15|
Ajo që është, ka qenë më parë; dhe ajo që do të vijë ka qenë më parë, dhe Perëndia heton atë që ka kaluar.
-
16
|Eclesiastés 3:16|
Kam parë gjithashtu nën diell që në vend të arsyes kishte paudhësi, që në vend të drejtësisë kishte paudhësi.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13