-
-
Bibla Shqiptare
-
-
8
|Efesios 2:8|
jo nga vepra, që të mos mburret askush.
-
9
|Efesios 2:9|
Ne në fakt jemi vepra e tij, e krijuar në Krishtin Jezus për veprat e mira që Perëndia përgatiti që më parë, që ne të ecim në to.
-
10
|Efesios 2:10|
Prandaj kujtohuni se dikur ju johebrenj në mish, të quajtur të parrethprerë nga ata që e quajnë veten të rrethprerë, sepse të tillë u bënë në mish, nga dora e njeriut,
-
11
|Efesios 2:11|
ishit në atë kohë pa Krishtin, të huaj në qytetërinë e Izraelit dhe të huaj për besëlidhjen e premtimit, pa pasur shpresë dhe duke qënë pa Perëndi në botë.
-
12
|Efesios 2:12|
Por tani, në Krishtin Jezus, ju që dikur ishit larg, u afruat me anë të gjakut të Krishtit.
-
13
|Efesios 2:13|
Ai në fakt, është paqja jonë, ai që ka bërë nga të dy popujt një dhe ka shembur murin e ndarjes,
-
14
|Efesios 2:14|
duke e prishur armiqësinë në mishin e tij, ligjin e urdhërimeve të përftuar nga porosi, për të krijuar në vetvete nga dy një njeri të ri, duke bërë paqen,
-
15
|Efesios 2:15|
dhe për t´i pajtuar të dy me Perëndinë në një trup të vetëm me anë të kryqit, mbasi vrau armiqësinë në vetvete.
-
16
|Efesios 2:16|
Dhe ai erdhi për t´ju shpallur paqen, juve që ishit larg dhe atyre që ishin afër,
-
17
|Efesios 2:17|
sepse përmes tij që të dy kemi hyrje tek Ati nëpër një Frymë të vetme.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13