-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Habacuc 2:11|
Sepse guri do të këlthasë nga muri dhe trari do të përgjigjet nga dyshemeja.
-
12
|Habacuc 2:12|
Mjerë ai që ndërton një qytet me gjak dhe themelon një qytet me paudhësi!
-
13
|Habacuc 2:13|
Ja, a nuk vjen vallë nga Zoti i ushtrive që popujt të lodhen për zjarrin dhe kombet të lodhen për asgjë?
-
14
|Habacuc 2:14|
Sepse dheu do të mbushet me diturinë e lavdisë të Zotit, ashtu si ujërat mbushin detin.
-
15
|Habacuc 2:15|
Mjerë ai që i jep të pijë të afërmit të tij, duke i dhënë shishen e vet, dhe e deh për të parë lakuriqësinë e tij!
-
16
|Habacuc 2:16|
Ti do të ngopesh me turp dhe jo me lavdi; pi edhe ti dhe mosrrethprerja jote le të zbulohet lakuriq. Kupa në të djathtë të Zotit do të drejtohet nga ti dhe poshtërsia do të mbulojë lavdinë tënde.
-
17
|Habacuc 2:17|
Sepse dhuna e ushtruar në Liban do të të mbulojë, dhe shkatërrimi i kafshëve do të të mbushë me tmerr, për shkak të gjakut njerëzor të derdhur dhe të dhunës së ushtruar mbi vendin, qytetet dhe tërë banorët e tij.
-
18
|Habacuc 2:18|
Çfarë dobie sjell figura e gdhendur, kur gdhendësi që e ka bërë, apo një figurë e shkrirë që të mëson gënjeshtrën, që punuesi i saj të ketë besim te puna e tij, duke fabrikuar idhuj të heshtur?
-
19
|Habacuc 2:19|
Mjerë ai që i thotë drurit: "Zgjohu!", apo gurit të heshtur: "Çohu!". A mund t´ju mësojë ai diçka? Ja, është i mbuluar me ar dhe me argjend, por në të nuk ka asnjë frymë jete.
-
20
|Habacuc 2:20|
Por Zoti është në tempullin e tij të shenjtë; tërë dheu le të heshtë përpara tij.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7