-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Habacuc 2:1|
Unë do të rri në vendrojën time, do të zë vend mbi kullë dhe do t´i hap sytë për të parë atë që do të më thotë dhe çfarë do të duhet t´i përgjigjem lidhur me ankesën e bërë.
-
2
|Habacuc 2:2|
Pastaj Zoti m´u përgjigj dhe tha: "Shkruaje vegimin tënd dhe gdhende mbi rrasa, që të mund të lexohet shpejt.
-
3
|Habacuc 2:3|
Sepse vegimi është për një kohë të caktuar, por në fund ai do të flasë dhe nuk do të gënjejë; në se vonon, prite, sepse me siguri do të vijë dhe nuk do të vonojë.
-
4
|Habacuc 2:4|
Ja, shpirti i është krenuar, nuk është i drejtë, por i drejti do të rrojë për shkak të besimit të tij.
-
5
|Habacuc 2:5|
Përveç kësaj vera e tradhëton njeriun krenar dhe kështu ai nuk rri në shtëpi. Ai, pra, e shton lakminë e tij si Sheoli dhe është si vdekja, sepse kurrë nuk është i kënaqur, por mbledh rreth vetes tërë kombet dhe tërë popujt.
-
6
|Habacuc 2:6|
Tërë këta a nuk do të fillojnë vallë të përdorin një proverb kundër tij dhe një gjëzë tallëse kundër tij? Ata do të thonë: "Mjerë ai që grumbullon gjëra që nuk janë të tijat (por deri kur?) dhe kush ngarkohet me pengje!".
-
7
|Habacuc 2:7|
A nuk do të ngrihen vallë papritur kreditorët e tu dhe nuk do të zgjohen torturuesit e tu? Dhe ti do të bëhesh preja e tyre.
-
8
|Habacuc 2:8|
Duke qenë se ti ke plaçkitur shumë kombe, tërë kusuri i popujve do të të plaçkitë ty për shkak të gjakut njerëzor të derdhur dhe të dhunës që i është bërë vendit, qyteteve dhe tërë banorëve të tij.
-
9
|Habacuc 2:9|
Mjerë ai që është i pangopur për fitime të mbrapshta për shtëpinë e tij, për të vendosur folenë e tij lart dhe për t´i shpëtuar fuqisë së fatkeqësisë.
-
10
|Habacuc 2:10|
Ti ke programuar turpin e shtëpisë sate, duke shfarosur shumë popuj, dhe ke mëkatuar kundër vetvetes.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 1-4