-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Jonás 3:1|
Fjala e Zotit iu drejtua Jonas për herë të dytë, duke thënë:
-
2
|Jonás 3:2|
"Çohu, shko në Ninive, qyteti i madh, dhe shpalli atij mesazhin që po të urdhëroj".
-
3
|Jonás 3:3|
Kështu Jona u ngrit dhe shkoi në Ninive, sipas fjalës të Zotit. Ninivie ishte një qytet shumë i madh përpara Perëndisë, që donte tri ditë rrugë për ta përshkuar.
-
4
|Jonás 3:4|
Jona nisi të futet në qytet në një ditë rrugë dhe duke predikuar tha: "Edhe dyzet ditë dhe Ninive do të shkatërrohet".
-
5
|Jonás 3:5|
Atëherë Niniveasit i besuan Perëndisë, shpallën një agjërim dhe u veshën me thes, nga më i madhi deri te më i vogli nga ata.
-
6
|Jonás 3:6|
Kur lajmi i vajti mbretit të Ninivet, ai u ngrit nga froni, hoqi mantelin e tij, u mbulua me thes dhe u ul mbi hi.
-
7
|Jonás 3:7|
Me dekret të mbretit dhe të të mëdhenjve të tij, shpalli dhe përhapi pastaj në Ninive një urdhër që thoshte: "Njerëzit dhe kafshët, kopetë dhe tufat të mos kërkojnë asgjë, të mos hanë ushqim dhe të mos pijnë ujë;
-
8
|Jonás 3:8|
por njerëzit dhe kafshët të mbulohen me thes dhe t´i thërresin me forcë Perëndisë; secili të kthehet nga rruga e tij e keqe dhe nga dhuna që është në duart e tij.
-
9
|Jonás 3:9|
Ku ta dish në ktheftë Perëndia, në u pendoftë dhe lëntë mënjanë zemërimin e tij të zjarrtë, dhe kështu ne nuk vdesim".
-
10
|Jonás 3:10|
Kur Perëndia pa atë që bënin, domethënë që po ktheheshin nga rruga e tyre e keqe, Perëndia u pendua për të keqen që kishte thënë se do t´u bënte dhe nuk e bëri.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13