-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Jonás 4:1|
Por kjo nuk i pëlqeu aspak Jonas, i cili u zemërua.
-
2
|Jonás 4:2|
Kështu ai iu lut Zotit, duke thënë: "Ah, o Zot, a nuk ishte vallë kjo që unë thoja kur isha akoma në vendin tim? Prandaj ika në fillim në Tarshish, sepse e dija që je një Perëndi i mëshirshëm dhe plot dhembshuri, i ngadalshëm në zemërim dhe me shumë dashamirësi, dhe që pendohesh për të keqen e hakërruar.
-
3
|Jonás 4:3|
Tani, pra, o Zot, të lutem, ma hiq jetën, sepse për mua është më mirë të vdes se sa të rroj".
-
4
|Jonás 4:4|
Por Zoti i tha: "A të duket e drejtë të zemërohesh kështu?".
-
5
|Jonás 4:5|
Atëherë Jona doli nga qyteti dhe u ul në lindje të qytetit; atje bëri një kasolle dhe u ul nën të, në hije, që të mund të shikonte çfarë do t´i ndodhte qytetit.
-
6
|Jonás 4:6|
Atëherë Zoti Perëndi përgatiti një bimë që u rrit përmbi Jonan, për t´i bërë hije kokës së tij dhe për ta çliruar nga e keqja e tij; dhe Jona ndjeu një gëzim të madh nga kjo bimë.
-
7
|Jonás 4:7|
Të nesërmen në të gdhirë Perëndia dërgoi një krimb që i ra bimës, dhe kjo u tha.
-
8
|Jonás 4:8|
Kur u ngrit dielli Perëndia solli një erë mbytëse nga lindja, dhe dielli i ra në kokë Jonas, që e ndjeu veten të ligështuar dhe kërkoi të vdesë, duke thënë: "Për mua është më mirë të vdes se sa të rroj".
-
9
|Jonás 4:9|
Perëndia i tha Jonas: "A të duket e drejtë të zemërohesh kështu për bimën?". Ai u përgjigj: "Po, është e drejtë për mua të zemërohem deri në vdekje".
-
10
|Jonás 4:10|
Por Zoti tha: "Ty të erdhi keq për bimën për të cilën nuk je munduar dhe nuk e ke rritur, dhe që një natë u rrit dhe në një natë mbaroi.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 15-16