- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Jonás 4:1|
									Por kjo nuk i pëlqeu aspak Jonas, i cili u zemërua.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Jonás 4:2|
									Kështu ai iu lut Zotit, duke thënë: "Ah, o Zot, a nuk ishte vallë kjo që unë thoja kur isha akoma në vendin tim? Prandaj ika në fillim në Tarshish, sepse e dija që je një Perëndi i mëshirshëm dhe plot  dhembshuri, i ngadalshëm në zemërim dhe me  shumë dashamirësi, dhe që pendohesh për të keqen e hakërruar.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Jonás 4:3|
									Tani, pra, o Zot, të lutem, ma hiq jetën, sepse për mua është më mirë të vdes se sa të rroj".									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Jonás 4:4|
									Por Zoti i tha: "A të duket e drejtë të zemërohesh kështu?".									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Jonás 4:5|
									Atëherë Jona doli nga qyteti dhe u ul në lindje të qytetit; atje bëri një kasolle dhe u ul nën të, në hije, që të mund të shikonte çfarë do t´i ndodhte qytetit.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Jonás 4:6|
									Atëherë Zoti Perëndi përgatiti një bimë që u rrit përmbi Jonan, për t´i bërë hije kokës së tij dhe për ta çliruar nga e keqja e tij; dhe Jona ndjeu një gëzim të madh nga kjo bimë.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Jonás 4:7|
									Të nesërmen në të gdhirë Perëndia dërgoi një krimb që i ra bimës, dhe kjo u tha.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Jonás 4:8|
									Kur u ngrit dielli Perëndia solli një erë mbytëse nga lindja, dhe dielli i ra në kokë Jonas, që e ndjeu veten të ligështuar dhe kërkoi të vdesë, duke thënë: "Për mua është më mirë të vdes se sa të rroj".									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Jonás 4:9|
									Perëndia i tha Jonas: "A të duket e drejtë të zemërohesh kështu për bimën?". Ai u përgjigj: "Po, është e drejtë për mua të zemërohem deri në vdekje".									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Jonás 4:10|
									Por Zoti tha: "Ty të erdhi keq për bimën për të cilën nuk je munduar dhe nuk e ke rritur, dhe që një natë u rrit dhe në një natë mbaroi.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15