-
-
Bibla Shqiptare
-
-
22
|Josué 12:22|
mbreti i Kedeshit, një; mbreti i Jokneamit, në Karmel, një;
-
23
|Josué 12:23|
mbreti i Dorit, mbi lartësinë e Dorit, një; mbreti i popujve të Gilgalit, një;
-
24
|Josué 12:24|
mbreti i Tirtsahut, një. Gjithsej tridhjetë e një mbretër.
-
1
|Josué 13:1|
Por Jozueu ishte plak dhe në moshë të shtyrë; dhe Zoti i tha: "Ti je plak dhe i shtyrë në moshë, dhe të mbetet një pjesë shumë e madhe e vendit për të pushtuar.
-
2
|Josué 13:2|
Ky është vendi që mbetet akoma: tërë territori i Filistejve dhe gjithë ai i Geshuritëve,
-
3
|Josué 13:3|
nga Shikori që rrjedh në lindje të Egjiptit, deri në kufirin e Ekronit nga veriu (krahinë që konsiderohet kananease), tokat e pesë princave të Filistejve, domethënë të Gazës, të Ashdodit, të Ashkalonit, të Gathit, të Ekronit dhe të Avejve gjithashtu,
-
4
|Josué 13:4|
në jug, tërë vendi i Kananejve, dhe Mearahu që u përket Sidonëve deri në Afek, deri në kufirin e Amorejve;
-
5
|Josué 13:5|
vendi i Giblitëve dhe tërë Libani në drejtim të lindjes, nga Baal-Gadi në këmbët e malit Hermon deri në hyrje të Hamathit;
-
6
|Josué 13:6|
tërë banorët e krahinës malore të Libanit deri në ujërat e Misrefothit, dhe gjithë Sidonët. Unë do t´i dëboj para bijve të Izraelit; ti ndërkaq ndaje me short vendin midis Izraelitëve si trashëgimi, ashtu si të kam urdhëruar.
-
7
|Josué 13:7|
Ndaje, pra, këtë vend si trashëgimi midis nëntë fiseve dhe gjysmës së fisit të Manasit".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 8-10