-
-
Bibla Shqiptare
-
-
60
|Josué 15:60|
Kirjath-Baal (domethënë Kirjath-Jearimi) dhe Rabahu: dy qytete bashkë me fshatrat e tyre.
-
61
|Josué 15:61|
Në shkretëtirë: Beth-Arabahu, Midini, Sekakahu,
-
62
|Josué 15:62|
Nibshani, qyteti i kripës dhe Engedi: gjashtë qytete me fshatrat e tyre.
-
63
|Josué 15:63|
Përsa u përket Jebusejve që banonin në Jeruzalem, bijtë e Judës nuk mundën t´i dëbojnë; kështu që Jebusejtë kanë banuar në Jeruzalem bashkë me bijtë e Judës deri në ditën e sotme.
-
1
|Josué 16:1|
Pjesa që iu dha me short bijve të Jozefit shtrihej nga Jordani pranë Jerikos, në drejtim të ujërave të Jerikos në lindje, deri në shkretëtirën që ngjitet nga Jeriko në Bethel nëpër krahinën malore.
-
2
|Josué 16:2|
Kufiri vijonte pastaj nga Betheli në Luc dhe kalonte në Ataroth nëpër kufirin e Arkejve,
-
3
|Josué 16:3|
dhe zbriste në perëndim në drejtim të kufirit të Jafletejve deri në kufirin e Beth-Horonit të poshtëm dhe deri në Gezer, duke mbaruar në det.
-
4
|Josué 16:4|
Kështu bijtë e Jozefit, Manasi dhe Efraimi, patën secili trashëgiminë e vet.
-
5
|Josué 16:5|
Këto qenë kufijtë e bijve të Efraimit, simbas familjeve të tyre. Kufiri i trashëgimisë së tyre, në lindje, ishte Atrothi deri në Beth-Horonin e sipërm;
-
6
|Josué 16:6|
kufiri shtrihej deri në det në veri të Mikmethathit, pastaj kthente nga lndja deri në Tanaath-Shiloh dhe i kalonte përpara në lindje të Janoahut.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 8-10