-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Lucas 12:11|
Pastaj, kur do t´ju çojnë përpara sinagogave, gjykatësve dhe autoriteteve, mos u shqetësoni se si ose se çfarë do të thoni për t´u mbrojtur, ose për çfarë do t´ju duhet të thoni,
-
12
|Lucas 12:12|
sepse Fryma e Shenjtë në po atë moment do t´ju mësojë se ç´duhet të thoni'.
-
13
|Lucas 12:13|
Atëherë dikush nga turma i tha: "Mësues, i thuaj vëllait tim ta ndajë me mua trashëgiminë'.
-
14
|Lucas 12:14|
Por ai u përgjigj: "O njeri, kush më vuri mua gjykatës ose ndarës përmbi ju?'.
-
15
|Lucas 12:15|
Pastaj u tha atyre: "Kini kujdes dhe ruhuni nga kopracia, sepse jeta e njeriut nuk qëndron në mbushullinë e gjërave që zotëron'.
-
16
|Lucas 12:16|
Dhe ai u tha atyre një shëmbëlltyrë: "Tokat e një pasaniku dhanë të korra të bollshme;
-
17
|Lucas 12:17|
dhe ai arsyetonte me vete duke thënë: "Ç´të bëj, sepse nuk kam vend ku t´i shtie të korrat e mia?".
-
18
|Lucas 12:18|
Dhe tha: "Këtë do të bëj: do të shemb hambarët e mia dhe do t´i bëj më të mëdhenj, ku do të shtie të gjitha të korrat dhe pasuritë e tjera,
-
19
|Lucas 12:19|
dhe pastaj do t´i them shpirtit tim: Shpirt, ti ke pasuri të shumta të shtëna për shumë vjet; pusho, ha, pi dhe gëzo".
-
20
|Lucas 12:20|
Por Perëndia i tha: "O i pamend, po atë natë shpirtin tënd do të ta kërkojnë dhe ato që përgatite të kujt do të jenë?".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Éxodo 39-40