-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Lucas 12:21|
Kështu i ndodh atij që grumbullon thesare për vete dhe nuk është i pasur ndaj Perëndisë'.
-
22
|Lucas 12:22|
Pastaj u tha dishepujve të vet: "Prandaj po ju them: mos u shqetësoni për jetën tuaj se çfarë do të hani, as për trupin tuaj se çfarë do të vishni.
-
23
|Lucas 12:23|
Jeta vlen më shumë se ushqimi dhe trupi më shumë se veshja.
-
24
|Lucas 12:24|
Vini re korbat! Ata nuk mbjellin e nuk korrin, nuk kanë as qilar as hambar, e megjithatë Perëndia i ushqen; mirë, pra, ju vleni shumë më tepër se zogjtë.
-
25
|Lucas 12:25|
Dhe cili nga ju me shqetësimin e tij mund ta zgjatë shtatin e vet qoftë edhe një kubit?
-
26
|Lucas 12:26|
Atëherë, kur nuk jeni në gjendje të bëni as atë që është më e pakta, përse shqetësoheni për të tjerat?
-
27
|Lucas 12:27|
Vini re si rriten zambakët: ata nuk punojnë dhe nuk tjerrin; megjithëatë unë po ju them se as Salomoni, në gjithë lavdinë e vet, nuk qe i veshur si një nga ata.
-
28
|Lucas 12:28|
Atëherë, nëse Perëndia vesh në këtë mënyrë barin që sot është në fushë dhe nesër hidhet në furrë, aq më tepër do t´ ju veshë, o njerëz besimpakë?
-
29
|Lucas 12:29|
Përveç kësaj mos kërkoni çfarë do të hani ose do të pini, dhe mos jini në merak,
-
30
|Lucas 12:30|
sepse njerëzit e botës i kërkojnë të gjitha këto, por Ati juaj e di që ju keni nevojë për to.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Éxodo 9-11