-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Lucas 1:1|
Mbasi shumë vetë ndërmorën të renditin tregimin e ngjarjeve që ndodhën në mesin tonë,
-
2
|Lucas 1:2|
ashtu si na i përcollën ata që ishin bërë nga fillimi dëshmitarë okularë dhe shërbyes të fjalës,
-
3
|Lucas 1:3|
m´u duk e mirë edhe mua, pasi i hetova të gjitha gjërat me kujdes që nga fillimi, të t´i shkruaj sipas radhës, fort i nderuari Teofil,
-
4
|Lucas 1:4|
që ti të njohësh vërtetësinë e gjërave që të kanë mësuar.
-
5
|Lucas 1:5|
Në ditën e Herodit, mbretit të Judesë, ishte një prift me emër Zakaria, nga rendi i Abias; gruaja e tij ishte pasardhëse e Aaronit dhe quhej Elizabetë.
-
6
|Lucas 1:6|
Që të dy ishin të drejtë në sytë e Perëndisë, duke ecur pa të metë në të gjitha urdhërimet dhe ligjet e Zotit.
-
7
|Lucas 1:7|
Por nuk kishin fëmijë, sepse Elizabeta ishte shterpe, dhe të dy ishin të kaluar në moshë.
-
8
|Lucas 1:8|
Ndodhi që, kur Zakaria po ushtronte detyrën e tij priftërore para Perëndisë sipas rregullit të rendit të vet,
-
9
|Lucas 1:9|
sipas zakonit të shërbesës priftërore, i ra shorti të hyjë në tempullin e Zotit për të djegur temjanin.
-
10
|Lucas 1:10|
Ndërkaq mbarë turma e popullit rrinte jashtë e lutej, në orën e temjanit.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7