-
-
Bibla Shqiptare
-
-
61
|Lucas 1:61|
Dhe ata i thanë: "S´ka njeri në fisin tënd që të quhet me këtë emër'.
-
62
|Lucas 1:62|
Kështu me shenja e pyetën të atin, si donte që t´i quhej.
-
63
|Lucas 1:63|
Ai atëherë kërkoi një tabelë shkrimi dhe shkroi mbi të: "Emri i tij është Gjon'. Dhe të gjithë u mrrekulluan.
-
64
|Lucas 1:64|
Në atë çast goja e tij u hap dhe gjuha e tij u zgjidh, dhe fliste duke bekuar Perëndinë.
-
65
|Lucas 1:65|
Dhe të gjithë fqinjëve të tyre u hyri druajtja, dhe të gjitha këto gjëra u përhapën nëpër krejt krahinën malore të Judesë.
-
66
|Lucas 1:66|
Të gjitha ata që i dëgjuan, i vunë në zemrën e tyre duke thënë: "Vallë kush do të jetë ky fëmijë?'. Dhe dora e Zotit ishte me të.
-
67
|Lucas 1:67|
Dhe Zakaria, ati i tij, u mbush me Frymën e Shenjtë dhe profetizoi, duke thënë:
-
68
|Lucas 1:68|
Bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, sepse e ka vizituar dhe e kreu çlirimin e popullit të vet;
-
69
|Lucas 1:69|
dhe na ngriti një shpëtim të pushtetshëm në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet,
-
70
|Lucas 1:70|
ashtu si ai e kishte deklaruar nëpërmjet gojës së profetëve të tij të shenjtë që nga kohët e lashta, që ne të shpëtojmë
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7