-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Lucas 20:1|
Dhe në një nga ato ditë ndodhi që, ndërsa ai po mësonte popullin në tempull dhe predikonte ungjillin, erdhën krerët e priftërinjve dhe skribët bashkë me pleqtë,
-
2
|Lucas 20:2|
dhe i thanë: "Na trego me ç´autoritet i bën këto gjëra; ose kush është ai që ta dha ty këtë pushtet?'.
-
3
|Lucas 20:3|
Dhe ai duke u përgjigjur, u tha atyre: "Edhe unë do t´ju pyes një gjë dhe ju m´u përgjigjni:
-
4
|Lucas 20:4|
Pagëzimi i Gjonit vinte nga qielli apo nga njerëzit?'.
-
5
|Lucas 20:5|
Dhe ata arsyetonin në mes tyre duke thënë: "Po të themi prej qiellit, ai do të na thotë: "Atëherë përse nuk i besuat?".
-
6
|Lucas 20:6|
Kurse po t´i themi prej njerëzve, gjithë populli do të na vrasë me gurë, sepse ai është i bindur se Gjoni ishte një profet'.
-
7
|Lucas 20:7|
Prandaj u përgjigjen se nuk dinin nga vinte.
-
8
|Lucas 20:8|
Atëherë Jezusi u tha atyre: "As unë nuk po ju them me ç´pushtet i bëj këto gjëra'.
-
9
|Lucas 20:9|
Pastaj filloi t´i tregojë popullit këtë shëmbëlltyrë: "Një njeri mbolli një vresht, ua besoi disa vreshtarëve dhe iku larg për një kohë të gjatë.
-
10
|Lucas 20:10|
Në kohën e të vjelave, dërgoi një shërbëtor tek ata vreshtarë që t´i jepnin pjesën e vet nga prodhimi i vreshtit; por vreshtarët e rrahën atë dhe e kthyen duarbosh.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7