-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Lucas 20:21|
Këta e pyetën duke thënë: "Mësues ne e dimë se ti flet dhe mëson drejt dhe që nuk je aspak i anshëm, por mëson rrugën e Perëndisë në të vërtetë.
-
22
|Lucas 20:22|
A është e lejueshme për ne t´i paguajmë taksë Cezarit apo jo?'.
-
23
|Lucas 20:23|
Por ai, duke e kuptuar ligësinë e tyre, u tha atyre: "Përse më provokoni?
-
24
|Lucas 20:24|
Më tregoni një denar: e kujt është fytyra dhe mbishkrimi që ka?'. Dhe ata, duke përgjigjur, thanë: "E Cezarit'.
-
25
|Lucas 20:25|
Atëherë ai u tha atyre: "I jepni, pra, Cezarit atë që i përket Cezarit, dhe Perëndisë atë që është e Perëndisë'.
-
26
|Lucas 20:26|
Dhe nuk mundën ta zënë në gabim në ligjëratën e tij përpara popullit dhe, të habitur nga përgjigjja e tij, heshtën.
-
27
|Lucas 20:27|
Pastaj iu afruan disa saducej, të cilët mohojnë se ka ringjallje, dhe e pyetën,
-
28
|Lucas 20:28|
duke thënë: "Mësues, Moisiu na la të shkruar që, nëse vëllai i dikujt vdes kishte grua dhe vdiq pa lënë fëmijë, i vëllai ta marrë gruan e tij dhe t´i ngjallë pasardhës vëllait të vet.
-
29
|Lucas 20:29|
Tashti, ishin shtatë vëllezër; i pari u martua dhe vdiq pa lënë fëmijë.
-
30
|Lucas 20:30|
I dyti e mori për grua dhe vdiq edhe ai pa lënë fëmijë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13