-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Lucas 5:1|
Dhe ndodhi që Jezusi, kur po ndodhej në bregun e liqenit të Gjenezaretit e ndërsa turma po shtyhej rreth tij për të dëgjuar fjalën e Perëndisë,
-
2
|Lucas 5:2|
pa dy barka të lidhura në breg të liqenit, nga të cilat kishin dalë peshkatarët dhe po lanin rrjetat.
-
3
|Lucas 5:3|
Atëherë hyri në një nga ato barka, në atë që ishte e Simonit, dhe iu lut që të largohej pak nga bregu. U ul dhe mësonte turmat nga barka.
-
4
|Lucas 5:4|
Dhe kur mbaroi së foluri i tha Simonit: "Shko në të thella, dhe hidhni rrjetat tuaja për të zënë peshk'.
-
5
|Lucas 5:5|
Dhe Simoni, duke u përgjigjur, i tha: "Mësues, u munduam gjithë natën dhe nuk zumë asgjë; por, për fjalën tënde, do ta hedh rrjetën.
-
6
|Lucas 5:6|
Dhe, si bënë kështu, zunë një sasi aq të madhe peshku, sa po shqyhej rrjeta.
-
7
|Lucas 5:7|
Atëherë u bënë shenjë shokëve të tyre që ishin në barkën tjetër, që të vinin e t´i ndihmonin. Dhe ata erdhën dhe i mbushën të dy barkat aq sa gati po fundoseshin.
-
8
|Lucas 5:8|
Simon Pjetri, kur pa këtë, i ra ndër këmbë Jezusit dhe i tha: "Zot, largohu prej meje, sepse jam njeri mëkatar'.
-
9
|Lucas 5:9|
Në të vërtetë Pjetri dhe të gjithë ata që ishin me të, habiteshin për shkak të sasisë së peshkut që kishin zënë.
-
10
|Lucas 5:10|
E njëjta gjë u ngjau edhe Jakobit dhe Gjonit, bijve të Zebedeut, që ishin shokë të Simonit. Atëherë Jezusi i tha Simonit: "Mos ki frikë; tash e tutje ti do të jesh peshkatar njerëzish të gjallë'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13