-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Lucas 5:21|
Atëherë skribët dhe farisenjtë filluan të arsyetojnë duke thënë: "Kush është ky që thotë blasfemi? Kush mund t´i falë mëkatet, përveç vetëm Perëndi?'.
-
22
|Lucas 5:22|
Por Jezusi, duke i njohur mendimet e tyre, e mori fjalën dhe tha: "Ç´po arsyetoni në zemrat tuaja?
-
23
|Lucas 5:23|
Çfarë është më e lehtë, të thuhet: "Mëkatet e tua të janë falur", apo të thuhet: "Çohu dhe ec"?
-
24
|Lucas 5:24|
Tani, pra, me qëllim që ju ta dini se Biri i njeriut ka pushtet mbi tokë të falë mëkatet, unë të them (i tha të paralizuarit), çohu, merre vigun tënd dhe shko në shtëpinë tënde!'.
-
25
|Lucas 5:25|
Dhe menjëherë ai njeri u ngrit përpara tyre, mori vigun mbi të cilin qe shtrirë dhe shkoi në shtëpinë e vet, duke përlëvduar Perëndinë.
-
26
|Lucas 5:26|
Dhe të gjithë u habitën dhe përlëvdonin Perëndinë, dhe, plot frikë, thoshnin: "Sot pamë gjëra të mahnitshme'.
-
27
|Lucas 5:27|
Dhe, mbas këtyre gjërave, ai doli dhe pa një tagrambledhës, që quhej Levi, dhe rrinte në vendin e tatimeve, dhe i tha: "Ndiqmë'.
-
28
|Lucas 5:28|
Dhe ai i la të gjitha, u ngrit dhe e ndoqi.
-
29
|Lucas 5:29|
Pastaj Levi i përgatiti në shtëpinë e tij një gosti të madhe, dhe një numër i madh tagrambledhësish e të tjerë rrinin në tryezë bashkë me ta.
-
30
|Lucas 5:30|
Por skribët dhe farisenjtë e atij vendi murmurisnin kundër dishepujve të Jezusit duke thënë: "Përse hani dhe pini bashkë me tagrambledhës dhe mëkatarë?'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13