-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Lucas 6:1|
Ndodhi që një të shtunë, pas së shtunës së madhe, ai po ecte nëpër arat me grurë, dhe dishepujt e vet këputnin kallinj, i shkoqnin me dorë dhe i hanin.
-
2
|Lucas 6:2|
Dhe disa nga farisenjtë u thanë atyre: "Përse bëni atë që nuk është e lejueshme të bëhet të shtunën?'.
-
3
|Lucas 6:3|
Por Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: "A nuk keni lexuar çfarë bëri Davidi dhe ata që ishin bashkë me të kur i mori uria?
-
4
|Lucas 6:4|
Si hyri në shtëpinë e Perëndisë, ai mori bukët e paraqitjes, hëngri vetë dhe u dha të hanë edhe atyre që ishin bashkë me të, ndonëse nuk ishte e lejueshme për asnjërin t´i hante, përveç priftërinjve?'.
-
5
|Lucas 6:5|
Pastaj u tha atyre: "Biri i njeriut është zot edhe i së shtunës".
-
6
|Lucas 6:6|
Një të shtunë tjetër ndodhi që ai hyri në sinagogë dhe po mësonte; atje ishte një njeri që e kishte dorën e djathtë të tharë.
-
7
|Lucas 6:7|
Dhe farisenjtë dhe skribët rrinin dhe e ruanin nëse ai do ta shëronte të shtunën, që pastaj ta paditnin.
-
8
|Lucas 6:8|
Por ai ua njihte mendimet e tyre dhe i tha njeriut me dorë të tharë: "Çohu dhe dil këtu në mes'. Dhe ai u ngrit në këmbë.
-
9
|Lucas 6:9|
Pastaj Jezusi u tha atyre: "Unë po ju pyes: A është e lejueshme, të shtunave, të bësh mirë apo keq, të shpëtosh një njeri apo ta vrasësh?'.
-
10
|Lucas 6:10|
Dhe si i vështroi të gjithë rreth e rrotull, i tha atij njeriu: "Shtrije dorën tënde!'. Dhe ai veproi kështu dhe dora e tij iu shëndosh si tjetra.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Romanos 1-4