-
-
Bibla Shqiptare
-
-
31
|Lucas 6:31|
Por, ashtu siç dëshironi që t´ju bëjnë juve njerëzit, po ashtu bëni me ta.
-
32
|Lucas 6:32|
Por po t´i doni ata që ju duan, ç´meritë do të keni nga kjo? Sepse edhe mëkatarët i duan ata që i duan.
-
33
|Lucas 6:33|
Dhe në se u bëni të mirë atyre që ju bëjnë të mirë, çfarë merite do të keni nga kjo? Të njëjtën gjë bëjnë edhe mëkatarët.
-
34
|Lucas 6:34|
Dhe nëse u jepni hua atyre që shpresoni t´jua kthejnë, çfarë merite do të keni nga kjo? Edhe mëkatarët u japin hua mëkatarëve, që t´u kthehet aq sa dhanë.
-
35
|Lucas 6:35|
Por ju t´i doni armiqtë tuaj, bëni të mirë dhe jepni hua pa pasur shpresë për asgjë, dhe shpërblimi juaj do të jetë i madh dhe ju do të jeni bijtë e Shumë të Lartit, sepse ai është mirëdashës me mos-mirënjohësit dhe të mbrapshtët.
-
36
|Lucas 6:36|
Jini të mëshirshëm, pra, sikurse edhe Ati juaj është i mëshirshëm.
-
37
|Lucas 6:37|
Mos gjykoni dhe nuk do të gjykoheni; mos dënoni dhe nuk do të dënoheni; falni dhe do të jeni të falur.
-
38
|Lucas 6:38|
Jepni dhe do t´ju jepet: një masë e mirë, e ngjeshur, e tundur, gufuese do t´ju derdhet në gji, sepse me atë masë që do të matni, do t´ju matet edhe juve gjithashtu'.
-
39
|Lucas 6:39|
Pastaj ai u tha një shëmbëlltyrë: "Një i verbër a mund t´i prijë një të verbri tjetër? Vallë nuk do të bien të dy në gropë?
-
40
|Lucas 6:40|
Dishepulli nuk ia kalon mësuesit të vet, madje çdo dishepull që ka mësuar do të jetë si mësuesi i vet.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Romanos 1-4